ambasadori gjerman dhe hoxha vleresojne bashkepunimin e dy anshem 6900cf70db720

Ambasadori gjerman dhe Hoxha vlerësojnë bashkëpunimin e dy anshëm

October 28, 2025
1 minut lexim

Gjatë vizitës së tij të parë në Policinë e Kosovës, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të PK-së, Gazmend Hoxha dhe Zëvendësdrejtorin Fehmi Hoti.

Të dyja palët theksuan dhe vlerësuan bashkëpunimin ndërmjet institucioneve. Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen e tij ndaj Policisë së Kosovës për mbështetjen e fortë dhe bashkëpunimin e ngushtë, të cilat vazhdojnë të forcojnë përpjekjet e përbashkëta.

“Si pjesë e vizitës, Ambasadori dorëzoi zyrtarisht pajisje të reja IT për Njësinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Zbatimin e Ligjit (ILECU), me qëllim të përmirësimit të kapaciteteve teknike dhe mbështetjes së përpjekjeve për bashkëpunim ndërkombëtar”, thuhet në postimin e Ambasadës Gjermane në Prishtinë, të publikuar në ‘Facebook’.

Diplomati gjerman gjithashtu vizitoi ambientet e ILECU-së dhe zhvilloi bisedime me stafin lidhur me punën e tyre të vazhdueshme dhe bashkëpunimin e ardhshëm.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zelensky thote se ka nevoje per mbeshtetjen evropiane dhe per dy tre vjet luftime 6900ce8aa741d
Lajmi i mëparshëm

Zelensky thotë se ka nevojë për mbështetjen evropiane dhe për dy-tre vjet luftime

futbollneser nis xhiroja e 11 te 6900e1d17725e
Lajmi i radhës

Futboll,nesër nis xhiroja e 11-të

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë