AMBASADORI MEJDANI DHE DEDE NAUMI

Ambasadori Denion Meidani realizoi një takim të ngrohtë me Dede Naumin

February 4, 2026
1 minut lexim

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me Dede Naumin, të cilin e cilësoi si një personalitet të rrallë, erudit dhe me kontribut të vazhdueshëm për komunitetin.

Gjatë takimit, Ambasadori Meidani vlerësoi njohuritë e thella të Peshkopit Naum në histori dhe gjuhë, si dhe jetën e tij të pasur me arritje, pozitivitet dhe angazhim shoqëror. Ai theksoi se Peshkopi Naum mbetet një figurë frymëzuese, që rrezaton qetësi, mençuri dhe tolerancë.

Biseda u fokusua në rëndësinë e dialogut ndërfetar dhe ndërkomunitar, rolin e institucioneve shpirtërore në forcimin e kohezionit shoqëror, si dhe sfidat e kohës moderne, ku mirëkuptimi, respekti dhe empatia janë më të domosdoshme se kurrë.

Në përfundim, Ambasadori Meidani nënvizoi se Peshkopi Dede Naum përfaqëson shembullin e një udhëheqësi që ndërton ura mes njerëzve dhe komuniteteve, duke promovuar bashkëjetesën dhe vlerat universale njerëzore.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

smire patologjike naser rugova shperthen ndaj atyre qe e shpallin ldk ne te vdekur 6982f2f0316ea
Lajmi i mëparshëm

“Smirë patologjike!” – Naser Rugova shpërthen ndaj atyre që e shpallin LDK-në të vdekur

627184578 10164976294316833 5501471531861603721 n
Lajmi i radhës

Festim Halili në Uashington takon kongresmenin Juan Vargas, përfaqësues i Kalifornisë dhe mik i veçantë i rajonit tonë

Të fundit nga

Shehi, stërvitja e parë me Tiranën

Trajneri i ri i Tiranës, Orges Shehi, është prezantuar para skuadrës dhe ka kryer stërvitjen e para. Para saj, ai ka shprehur besimin te cilësitë e lojtarëve dhe besimin se skuadra bardheblu
ShkoLartë