ambasadori britanik pas takimit me citakun diskutuam edhe per gjykaten speciale 6aece26027c10

Ambasadori britanik pas takimit me Çitakun: Diskutuam edhe për Gjykatën Speciale

November 5, 2026
1 minut lexim

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar Vlora Çitakun për emërimin e saj si ushtruese e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves ka bërë të ditur se e ka takuar Çitakun gjatë pasdites së sotme, me ç’rast e ka uruar për detyrën e re dhe ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me të gjatë muajve në vijim.

Gjatë takimit, sipas ambasadorit britanik, është diskutuar edhe për shqetësimet e PDK-së lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Postim i plotë:

E urova Vlora Çitakun këtë pasdite për emërimin e saj si ushtruese e detyrës së kryetares së PDK-së. Pres me padurim të punoj me të gjatë muajve në vijim. Diskutuam shqetësimet e partisë lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe u pajtuam për rëndësinë që Kosova të mbetet e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit dhe obligimeve të saj ndërkombëtare

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kshz refuzon ankesen e vmro dpmne se ne cellopek shkelje ne procesverbal paralajmerohen masa ndaj komisionit zgjedhor 6aece1d843f21
Lajmi i mëparshëm

KSHZ refuzon ankesën e VMRO-DPMNE-së në Çellopek! Shkelje në procesverbal, paralajmërohen masa ndaj komisionit zgjedhor

shperthimi i pallatit ne elbasan kryebashkiaku llataj 15 familjet e prekura do te perfitojne bonus qiraje ne shqyrtim shembja e nderteses 6aece2bc1dea6
Lajmi i radhës

Shpërthimi i pallatit në Elbasan, kryebashkiaku Llataj: 15 familjet e prekura do të përfitojnë bonus qiraje, në shqyrtim shembja e ndërtesës

Të fundit nga

ShkoLartë