ambasada gjermane me thirrje per fokus ne procesin e berlinit 68f8c26116af8

Ambasada gjermane me thirrje për fokus në Procesin e Berlinit

October 22, 2025
1 minut lexim

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka dalë me një deklaratë për samitin e Procesit të Berlinit i cili sivjet po i zhvillon punimet në Londër.

Me thirrjen “London Calling (Londra ju thërret!),  kjo ambasadë thekson se fokusi është në kryeqytetin britanik, aty ku udhëheqësit e qeverive të Ballkanit Perëndimor takohen për ngjarjen e fundit të këtij samiti sivjet.

“Pas një viti përgatitjesh intensive, numërimi mbrapsht ka filluar – për një vrull të ri, rezultate të prekshme dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në Evropë”.

“I iniciuar nga Gjermania në vitin 2014, Procesi i Berlinit ka një qëllim të qartë: të mbështesë aspiratat e anëtarësimit në BE të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, duke nxitur bashkëpunimin midis tyre. Ai sjell përmirësime të dukshme në jetën e njerëzve me ndikim të menjëhershëm, siç është heqja e tarifave të roaming ose marrëveshjet e lëvizshmërisë që mundësojnë udhëtimin ndërkufitar dhe njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale dhe akademike”.

“Procesi i Berlinit promovon reforma thelbësore për anëtarësimin në BE, jo si një qëllim në vetvete, por si një mjet për të forcuar sundimin e ligjit, demokracinë dhe përpjekjet kundër korrupsionit, duke përfituar drejtpërdrejt shoqërinë. Një BE e fortë është jetike: stabiliteti dhe bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimor janë të domosdoshme për sigurinë dhe prosperitetin në Evropë”, theksojnë nga kjo ambasadë.

Ambasada gjermane potencon më tutje se bashkëpunimi i ngushtë në këto fusha jo vetëm që forcon çdo vend në rajon, por gjithashtu i shërben interesave të përbashkëta të BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“ Një Ballkan Perëndimor i sigurt do të thotë një Evropë e sigurt”, thuhet në deklaratën e saj.

Procesi i Berlinit është një platformë ndërkombëtare që bashkon qeveritë e të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me partnerë të tjerë evropianë. Qëllimi i tij është të rrisë bashkëpunimin rajonal, të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe të përshpejtojë përpjekjet për një përafrim më të ngushtë evropian të Ballkanit Perëndimor.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

anis mehmeti pas golit te radhes e dime cfare na pret te shtunen 68f8c255b6ee7
Lajmi i mëparshëm

Anis Mehmeti pas golit të radhës: E dimë çfarë na pret të shtunën

bilanci tragjik i zjarrit ne gramsh perfundon vleresimi i demeve fatura shkon ne 31 mln leke 68f8c306cccd2
Lajmi i radhës

Bilanci tragjik i zjarrit në Gramsh/ Përfundon vlerësimi i dëmeve, fatura shkon në 31 mln lekë

Të fundit nga

ShkoLartë