ambasada e shba se uron majoren luljeta mehmeti quigley 694129ca8e4f3

Ambasada e SHBA-së uron majoren Luljeta Mehmeti–Quigley

December 16, 2025
1 minut lexim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka uruar majoren e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti–Quigley, për diplomimin e saj në sesionin e 296-të të Akademisë Kombëtare të FBI-së në Quantico, Virxhinia.

Ambasada ka bërë të ditur se majorja Mehmeti–Quigley është bërë oficerja e dhjetë nga Kosova që përfundon këtë program prestigjioz, i cili konsiderohet ndër trajnimet më elitare për zyrtarët e zbatimit të ligjit në nivel global.

Ambasada theksoi se ky sukses është mbështetur përmes programeve DOJ-ICITAP dhe FBI LEGATT Sofia, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Në mesazhin e saj, Ambasada e SHBA-së ka shprehur urime për majoren Mehmeti–Quigley dhe ka ritheksuar përkushtimin për ndërtimin e institucioneve të sigurisë më të sigurta dhe më të forta në Kosovë.

Postimi:

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qeveria amerikane nis fushaten per te punesuar inxhiniere per role ne inteligjencen artificiale dhe teknologji 694129c735f01
Lajmi i mëparshëm

Qeveria amerikane nis fushatën për të punësuar inxhinierë për role në inteligjencën artificiale dhe teknologji

trump thote se nje marreveshje per ukrainen eshte me afer se kurre permend edhe bisedat me putinin 69412a0ac0bd8
Lajmi i radhës

Trump thotë se një marrëveshje për Ukrainën është “më afër se kurrë” – përmend edhe bisedat me Putinin

Të fundit nga

ShkoLartë