ambasada e shba njofton anulimin e koncertit te flagship ne durres 68bc55350285d

Ambasada e SHBA njofton anulimin e koncertit të “Flagship” në Durrës

September 6, 2025
1 minut lexim

Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri ka bërë një njoftim në rrjete sociale, përmes të cilit bën me dije se koncerti i parashikuar për të dielën në orën 19:00 në Durrës është anuluar.

“Duam t’ju informojmë se koncerti në Durrës, i planifikuar për të dielën në orën 19:00, është anuluar. Na ndiqni për përditësimet e ardhshme.”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-ve.

Ndërkohë, nuk është dhënë asnjë arsye zyrtare për anulimin e koncertit, i cili ishte pjesë e aktiviteteve të organizuara me rastin e vizitës së anijes komanduese amerikane USS Mount Whitney – flamurtare e Flotës së 6-të të SHBA-së – në portin e Durrësit.

Ambasada ka ftuar qytetarët dhe ndjekësit të qëndrojnë të informuar për zhvillimet e mëtejshme lidhur me aktivitetet që mund të organizohen gjatë qëndrimit të anijes amerikane në portin shqiptar.

Anija USS Mount Whitney, flamurtarja e Flotës së 6-të të SHBA-së ishte planifikuar të mbërrinte në Durrës për të qenë në pritjen zyrtare të njoftuar, ku ishte planifikuar të merrnin pjesë e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-ve në Shqipëri, Nancy VanHorn, Kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes, Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, si dhe Komandanti i Forcës Detare.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tetovaret nuk kane me etje kasami jep lajmin e madh per lagjen 146 ne tetove 68bc53d2af8d8
Lajmi i mëparshëm

Tetovarët nuk kanë më etje-Kasami jep lajmin e madh për lagjen 146 në Tetovë

barcelones i del edhe nje pengese rreth rikthimit ne camp nou 68bc55938fc1b
Lajmi i radhës

Barcelonës i del edhe një ‘pengesë’ rreth rikthimit në “Camp Nou”

Të fundit nga

ShkoLartë