ambasada e shba ne tirane u uron shqiptareve nderrimin e viteve partneriteti yne vazhdon te forcohet festojme arritjet tona me te medha 6955606378fe4

Ambasada e SHBA në Tiranë u uron shqiptarëve ndërrimin e viteve: Partneriteti ynë vazhdon të forcohet, festojmë arritjet tona më të mëdha

December 31, 2025
1 minut lexim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka përcjellë një mesazh urimi për shqiptarët për Vitin e Ri, duke theksuar se partneriteti mes dy vendeve do të forcohet vazhdimisht, duke u bazuar në qëllime dhe vlera të përbashkëta.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Ambasada thekson se fundi i vitit është një moment i përshtatshëm për të reflektuar mbi arritjet e përbashkëta dhe për të pritur me entuziazëm zhvillimet e ardhshme, sidomos për vitin 2026.

Ndërsa viti po i afrohet fundit, duam të festojmë arritjet tona më të mëdha dhe gjithë entuziazmin për atë që do të vijë në vitin 2026! Nga vizita historike e USS Mount Whitney në brigjet e Shqipërisë, te Shtetet e Bashkuara që do të presin ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare në botë, partneriteti ynë vazhdon të forcohet përmes qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta. Gëzuar Vitin e Ri nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë!”, thuhet ne mesazhin e tyre.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sunderlandi i xhakes me nje mungese ndaj manchester cityt 69555fb3ba758
Lajmi i mëparshëm

Sunderlandi i Xhakës me një mungesë ndaj Manchester Cityt

uke rugova kryetar i ri i ldk se 695560be16631
Lajmi i radhës

Ukë Rugova, kryetar i ri i LDK-së

Të fundit nga

Putin: Rusia do të fitojë në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se vendi i tij beson se do të fitojë në Ukrainë, ku Moska po zhvillon një ofensivë që gati katër vjet. Këto deklarata ai i bëri në
ShkoLartë