ambasada e kosoves vlereson reagimin e shpejte te krereve institucionale per ngjarjen ne kumanove 6890bc69e12d3

Ambasada e Kosoves vlerëson reagimin e shpejtë të krerëve institucionalë për ngjarjen në Kumanovë

August 4, 2025
1 minut lexim

Shkup, 4 gusht – Ambasada e Kosovës në Shkup ka përcjellë me shumë vëmendje zhvillimet lidhur me thirrjet raciste anti-shqiptare të tifozëve gjatë ndeshjes së basketbollit në Kumanovë. Në një reagim zyrtar, Ambasada dënon me forcë këto thirrje që, sipas tyre, janë bërë shumë të shpeshta në stadiumet e vendit dhe kanë një ndikim shumë negativ.

Në reagim vlerësohet pozitivisht qëndrimi i fuqishëm dhe i menjëhershëm i kreut institucional të Maqedonisë së Veriut, si dhe faktorit politik shqiptar në Qeveri, të cilët kanë dënuar me forcë këtë incident. Një element shumë premtues në këtë drejtim konsiderohet aktivizimi i prokurorisë për hetimin e rastit.

Ambasadori Florian Qehaja shpreh shpresën që autorët e këtyre thirrjeve të marrin dënimet ligjore përkatëse, duke krijuar kështu një precedent të rëndësishëm për ndëshkueshmërinë ndaj rasteve të ngjashme në të ardhmen.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dialogu nen hijen e krizes se brendshme politike be tregon se kur do te kete takim te radhes 6890b9222aa8b
Lajmi i mëparshëm

Dialogu nën hijen e krizës së brendshme politike, BE tregon se kur do të ketë takim të radhës

po mbahen ne kampin e gjadrit e paqarte e ardhmja e 27 emigranteve 6890bdd2f014d
Lajmi i radhës

Po mbahen në Kampin e Gjadrit, e paqartë e ardhmja e 27 emigrantëve

Të fundit nga

ShkoLartë