ambasada e kosoves vleresojme reagimin e kreut institucional dhe te faktorit shqiptar ne qeveri 6890a93643c4d

Ambasada e Kosovës: Vlerësojmë reagimin e kreut institucional dhe të faktorit shqiptar në Qeveri

August 4, 2025
1 minut lexim

Nga ambasada e Kosovës kanë reaguar pas thirrjeve anti-shqiptare në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë, në mes Maqedonisë dhe Rumanisë.
Ata kanë dënuar në mënyrë të fuqishme këto thirrje.
“Ambasada ka përcjellur me vëmendje zhvillimet që ndërlidhen me thirrjet raciste anti-shqiptare të tifozëve në një ndeshje basketbolli në Kumanovë. Duke pasur parasysh që thirrjet e tifo grupeve të tilla janë të shpeshta dhe rëndom mbretërojnë nëpër stadiume, ne dënojmë në termat më të fuqishëm këto thirrje.
Vlerësojmë reagimin e kreut institucional të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qëndrimin e fuqishëm të faktorit politik shqiptar në Qeveri përkitazi me këtë çështje. Mjaft premtues është aktivizimi i prokurorisë dhe urojmë që autorët të i nënshtrohen pasojave juridike, duke krijuar kësisoji një trend të ndëshkueshmërisë për rastet e tilla”, thuhet në komunikatën e ambasadës së Kosovës.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ademi me leter te hapur per osbe ne dhe ambasadat 6890a9329f2a7
Lajmi i mëparshëm

Ademi me letër të hapur për OSBE-në dhe Ambasadat

angellov percolli ekipin e aviacionit te helikopterit blek hok nga cekia 6890ae595fbf5
Lajmi i radhës

Angellov përcolli ekipin e aviacionit të helikopterit “Blek hok” nga Çekia

Të fundit nga

ShkoLartë