ambasada e kosoves ne shkup konfirmon vdekjen e 25 vjecares nga kosova ne tetove 690bf2b47acc2

Ambasada e Kosovës në Shkup konfirmon vdekjen e 25-vjeçares nga Kosova në Tetovë

November 6, 2025
1 minut lexim

Një rast tragjik raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Tetovë.

Sipas raportimeve, një vajzë 25-vjeçare nga Kosova ka humbur jetën.

Rastin e ka konfirmuar edhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup, e cila përmes një postimi në Facebook, tha se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup është njoftuar para pak orësh nga Policia Rajonale e Tetovës se sot, rreth orës 18:00, në një lagje të këtij qyteti është gjetur pa shenja jete një shtetase e Republikës së Kosovës. Ambasada ka vendosur menjëherë kontakt me autoritetet relevante policore dhe po e ndjek nga afër zhvillimin e rastit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Sipas raportimeve të mediave lokale, trupi i pajetë i 25-vjeçares, e cila dyshohet të ketë qenë studente në Tetovë, është gjetur nga kalimtarë të rastit pas tregut të gjelbër të qytetit, rreth orës 19:00. Dyshimet e para janë për vrasje, por nuk përjashtohen as pistat e tjera.

Në vendin e ngjarjes ndodhen Policia dhe Prokurori Publik, të cilët po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shenjat qe tregojne se femija juaj mund te jete ngacmues 690be931e6c2a
Lajmi i mëparshëm

Shenjat që tregojnë se fëmija juaj mund të jetë ngacmues

mexhiti ne bervenice ne e kemi mbeshtetur haqim ramadanin edhe pse i ka grisur pllakatat e vlen it pa u konsultuar me ne 690bf9d437204
Lajmi i radhës

Mexhiti: Në Bërvenicë ne e kemi mbështetur Haqim Ramadanin edhe pse i ka grisur pllakatat e VLEN-it pa u konsultuar me ne

Të fundit nga

ShkoLartë