ambasada e gjermanise ne kosove kujton 37 vjetorin e renies se murit te berlinit 6af19bc610420

​Ambasada e Gjermanisë në Kosovë kujton 37-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit

November 9, 2026
1 minut lexim

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka kujtuar 37-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, duke rikthyer vëmendjen të një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë moderne evropiane, e cila shënoi fundin e ndarjes së Gjermanisë dhe u bë simbol i lirisë dhe bashkimit.

Ambasada rikujtoi se më 9 nëntor 1989, pas 28 vjetësh ndarje, Muri i Berlinit u shemb, duke hapur rrugën për ribashkimin e Gjermanisë, i cili u realizua më 3 tetor 1990.

Ambasada thekson rëndësinë historike të kësaj ngjarjeje, e cila ndryshoi jo vetëm të ardhmen e Gjermanisë, por edhe atë të Evropës dhe botës.

“Rënia e Murit të Berlinit mbetet një kujtesë se shoqëritë mund të kapërcejnë përçarjet dhe të ndërtojnë perspektiva të reja për të ardhmen”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Ambasada Gjermane në Kosovë.

Ambasada gjithashtu shtron pyetjen se çfarë mësimesh mund të nxirren nga kjo ngjarje historike sot, për të forcuar dialogun, lirinë dhe lidhjet mes njerëzve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pammer be do te reagoje nese bullgaria e perdor protokollin per bllokim te maqedonise 6af19b7a36194
Lajmi i mëparshëm

Pammer: BE do të reagojë nëse Bullgaria e përdor protokollin për bllokim të Maqedonisë

reforma zgjedhore pd kerkon ndryshimin e rendit te dites i jep afat ps se te reflektoje deri ne oren 1100 6af19c1b9498f
Lajmi i radhës

Reforma Zgjedhore/ PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës, i jep afat PS-së të reflektojë deri në orën 11:00

Të fundit nga

ShkoLartë