ambasada britanike ne teheran mbyllet perkohesisht 69680e151426a

Ambasada Britanike në Teheran mbyllet përkohësisht

January 14, 2026
1 minut lexim

Ambasada Britanike në Iran është mbyllur përkohësisht dhe tani do të operojë në mënyrë remote, njoftoi një zëdhënës qeveritar.

Sipas tij, këshillat për udhëtimet e Departamentit të Jashtëm janë përditësuar për të reflektuar këtë ndryshim konsullor.

Ky vendim vjen pas tërheqjes së personelit ushtarak britanik nga një bazë amerikane në Katar, ndërsa SHBA-ja ka filluar gjithashtu të tërheqë disa punonjës nga baza Al Udeid në Katar, baza më e madhe amerikane në rajon.

Italia dhe Polonia kanë kërkuar sot që qytetarët e tyre të largohen “menjëherë” nga Irani, për shkak të pasigurisë mbi një ndërhyrje të mundshme ushtarake amerikane. Iranit ka paralajmëruar se do të hakmerret ndaj bazave ushtarake amerikane në rajon në rast të një sulmi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

neser perkujtohet 27 vjetori i masakres se recakut 69680dff2ccc7
Lajmi i mëparshëm

Nesër përkujtohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut

groenlanda zyrtari i larte rus ata thjeshte do frikesohen do e dorezojne 696814039ba8b
Lajmi i radhës

Groenlanda/ Zyrtari i lartë rus: Ata thjeshtë do frikësohen, do e dorëzojnë

Të fundit nga

IA: Mjet ndihmës apo kërcënim për gazatarinë në Ballkan

Inteligjenca artificiale (IA) po bëhet gradualisht pjesë e punës së përditshme të gazetarëve në gjithë Ballkanin, nga transkriptimi i intervistave deri te analizimi i të dhënave apo prodhimi i përmbajtjeve multimediale. Megjithatë, ndërsa disa profesionistë

Gjermani: Pilotët e Lufthansa-s sërish në grevë

Pasagjerët e Shoqërisë ajrore gjermane Lufthansa duhet të përgatiten për grevën pasuese masive të pilotëve. Lidhja e sindikatave Cockpit (VC) u ka bërë thirrje për grevë mbi 5.000 të punësuarve për të
ShkoLartë