amal clooney zbulon arsyen e rregullit te rrepte ne shtepi ua mbledh telefonat gjithmone mysafireve sepse 68686f4794428

Amal Clooney zbulon arsyen e rregullit të rreptë në shtëpi: Ua mbledh telefonat gjithmonë mysafirëve sepse…

July 5, 2025
1 minut lexim

Amal Clooney, avokatja e njohur për të drejtat e njeriut dhe bashkëshortja e aktorit hollivudian George Clooney, ka rrëfyer për herë të parë disa nga rregullat që aplikon për të ruajtur privatësinë e familjes së saj.

Në një intervistë për revistën Glamour, ajo tregoi se ua heq telefonat mysafirëve që vizitojnë shtëpinë e saj, me qëllim krijimin e një hapësire të sigurt dhe private për familjen dhe miqtë.

“Krijimi i momenteve dhe hapësirave private po bëhet gjithnjë e më i vështirë, por kjo është edhe arsyeja pse ne argëtohemi kaq shumë në shtëpi,” tha Amal: “Tani kam një shportë telefonash që e përdor për të marrë telefonat e të gjithëve.”

Çifti Clooney, që u martua në Itali në vitin 2014, janë prindër të binjakëve tetëvjeçarë, Ella dhe Alexander. Ata janë të njohur për kujdesin ekstrem ndaj privatësisë së fëmijëve të tyre.

“Ne nuk i ekspozojmë fëmijët tanë, nuk kemi publikuar kurrë një foto të tyre apo diçka të tillë,” shtoi ajo.

Amal dhe George janë gjithashtu shumë selektivë në zgjedhjen e projekteve të tyre profesionale, me qëllim që familja të jetë gjithmonë prioritet. Për Amalin, balanca mes jetës publike dhe asaj familjare është çelësi për të ruajtur një ambient të shëndetshëm dhe të ndershëm për fëmijët.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndryshimet klimatike po godasin ekonomine e evropes pse jo edhe kosoven 6868674f218e5
Lajmi i mëparshëm

Ndryshimet klimatike po godasin ekonominë e Evropës – pse jo edhe Kosovën?

ambasadori meidani ne mbrojtje te maqedonasve lufta per identitet dhe dinjitet eshte universale 686889c39fdbc
Lajmi i radhës

Ambasadori Meidani në mbrojtje të maqedonasve: Lufta për identitet dhe dinjitet është universale

Të fundit nga

ShkoLartë