aludimet per pakt me ramen per ministrine e bujqesise brace hani parate e pista te disave edhe brenda ps qe ju paguajne 6af8c03d113b7

Aludimet për pakt me Ramën për Ministrinë e Bujqësisë, Braçe: Hani paratë e pista të disave, edhe brenda PS që ju paguajnë

November 14, 2026
1 minut lexim

Pas aludimeve për pakt me Ramën për Ministrinë e Bujqësisë, deputeti Erion Braçe, ka reaguar.

“Po tani?! Pesë ditë me radhë, Braçe në pazar me Ramën: Merr Bujqësinë, meqë e ke merak, dhe ik nga Bashkia e Tiranës! Pesë ditë rresht në çdo portal e media online. Shpërndarë pafund kudo, shoqëruar me linçim online.

Madje dje, një që po e quaj media, shkruante: Qeni që leh nuk të ha, sidomos kur e bën ministër!

Po turp a ke?! Apo ç’të duhet, më mirë kështu! Dëgjoni, një gjë dua ta ndaj me cilindo që më ndjek e më ka votuar drejtpërdrejt 30 vite me radhë;

Ato 25 mijë votat në qarkun Tiranë e diasporë, 19.300 votat në Bashkinë Tiranë, mijëra vota mbledhur në zgjedhje të drejtpërdrejta në 30 vite, s’i kam këmbyer kurrë në pazar personal!

Nuk kanë qenë, nuk janë, nuk do të jenë kurrë nevoja të miat karriget! Gjithë jetën ia kam kushtuar punës, pooo puna është nevojë e imja, atë dua, punën!

Tani, hani pazaret tuaja, siç hani paratë e disa pisave, një pjesë edhe brenda PS-së që ju paguan juve”, tha Braçe.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

presidentja shiroka pula mori pjese ne ballon e marinsave amerikane 6af8c00d9a1be
Lajmi i mëparshëm

Presidentja Shiroka Pula mori pjesë në Ballon e Marinsave Amerikanë

te groposura ne pyje dalin pamjet nga zbulimi i rreth 17 milione eurove te ish ministrit hungarez video 6af8c0406f9d1
Lajmi i radhës

Të groposura në pyje, dalin pamjet nga zbulimi i rreth 17 milionë eurove të ish-ministrit hungarez (VIDEO)

Të fundit nga

ShkoLartë