aludimet ne rrjet edi nxjerr foton e vjeter krah elijones 6a857dc23d00e

Aludimet në rrjet, Edi nxjerr foton ‘e vjetër’ krah Elijonës

August 19, 2026
1 minut lexim

Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Eduard (Edi) Kuçi, ka tërhequr vëmendjen e rrjetit me publikimin e një fotografie mjaft të afërt krah Elijonës gjatë periudhës së tyre brenda shtëpisë.

Në imazhet e shpërndara në Instagram, Edi shfaqet duke e përqafuar dhe puthur në kokë Elijonën, një lëvizje kjo që erdhi pikërisht në një moment kur po aludohet fuqishëm për një krisje të mundshme mes saj dhe partnerit të saj, Klodit.

Kjo lëvizje nga ana e Edit vjen pas reagimit të Elijonës mbrëmjen e kaluar, ku ajo sqaroi se po kalon kohë me familjen e saj në Kosovë dhe mohoi kategorikisht se po krijon drama për klikime.

Image

Edi dhe Elijona

Ajo po ashtu bëri me dije se profili i Klodit në Instagram është hakuar, duke kërkuar nga ndjekësit të mos krijojnë histori nga gjëra që nuk i dinë.

Rikujtojmë se gjatë qëndrimit në BBVK4, Elijona dhe Edi patën përplasje të bujshme pasi ky i fundit deklaroi se ishin takuar më parë në një kafene jashtë lojës. Edhe pse Elijona e uli rëndësinë e këtij raporti duke sqaruar se nuk kishte asnjë komunikim me tendenca të tjera, imazhet e reja kanë rikthyer edhe një herë në vëmendje dinamikën e tyre të kaluar.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shirat e rrembyeshem ne kine humbin jeten 10 persona evakuohen mbi 21 mije banore 6a857cf70748e
Lajmi i mëparshëm

Shirat e rrëmbyeshëm në Kinë/ Humbin jetën 10 persona, evakuohen mbi 21 mijë banorë

skandal ne nje banke ne maqedoni i punesuari per 13 here pervetesoi miliona denare dhe 63 mije euro nga klientet 6a8580621ab9b
Lajmi i radhës

Skandal në një bankë në Maqedoni: I punësuari për 13 herë përvetësoi miliona denarë dhe 63 mijë euro nga klientët

Të fundit nga

ShkoLartë