alma e serialit familja moderne i futet politikes kandidon per asambleiste ne komunen e prishtines 689d061303478

Alma’ e serialit “Familja Moderne” i futet politikës – kandidon për asambleiste në Komunën e Prishtinës

August 13, 2025
1 minut lexim

Për shumë vite, roli i saj si Alma në serialin vendor “Familja Moderne” e bëri një nga aktoret më të dashura për publikun shqiptar.

Megjithatë, prej një kohe të gjatë, Vlora Merovci është distancuar nga skena dhe angazhimet artistike, duke u shfaqur rrallë edhe në intervista.

Tani, aktorja e njohur prishtinase po rikthehet në qendër të vëmendjes, por jo për një rol të ri në ekran, por në një sferë krejt tjetër që nuk ka lidhje me artin – këtë herë ajo ka zgjedhur të angazhohet në politikë.

Vlora Merovci ka vendosur të garojë për këshilltare komunale në Asamblenë e Prishtinës, nën patronatin e Lëvizjes Vetëvendosje!, ku mban numrin 25 në listën zgjedhore.

Përveç karrierës së saj artistike, Vlora ka një eksperiencë të gjatë në administratën publike. Prej kohësh, ajo shërben si zyrtare në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke qëndruar pranë aktiviteteve dhe zhvillimeve kulturore në vend.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tottenham mbetet me gishta ne goje ne minutat e fundit psg fiton superkupen e evropes 689d060fa8cc4
Lajmi i mëparshëm

Tottenham mbetet me gishta në gojë në minutat e fundit, PSG fiton Superkupën e Evropës

norvegjia fajeson hakeret ruse per sabotimin e diges 689d073b6794f
Lajmi i radhës

Norvegjia fajëson hakerët rusë për sabotimin e digës

Të fundit nga

ShkoLartë