aliu u takua me kedevin te gjitha spitalet private nga 15 shtatori duhet ta informojne msh per te gjitha kontrollet dhe intervenimet e kryera 68ac3375eea33

Aliu u takua me Kedevin, të gjitha spitalet private nga 15 shtatori duhet ta informojnë MSH për të gjitha kontrollet dhe intervenimet e kryera

August 25, 2025
1 minut lexim

Shkup, 25 gusht – Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu sot kishte takim me dr. Sashko Kedev, në të cilën janë shkëmbyer informacione lidhur me konstatimet se janë kryer intervenime të panevojshme kardiokirurgjikale tek pacientë në spitalet private, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Ministri Aliu në takim ka përkujtuar se do të dërgihen shkrime, me të cilat të gjitha institucione private shëndetësore janë të detyruar nga 15 shtatori ta informojnë Ministrinë, gjegjësisht Drejtorinë për shëndetësi elektronike për të gjitha kontrollet dhe interveimet e kryera.

large

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se janë të hapur për bashkëpunim me të gjitha palët e interesuara dhe u bëjnë thirrje të gjitha palëve të interesuara që kanë ndonjë informacion në lidhje me parregullsi të mundshme në sistem t’i kontaktojnë menjëherë.

Transparenca është një nga shtyllat kryesore në punën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe është me rëndësi thelbësore për përmirësimin e proceseve në sistem, thuhet në komunikatë.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

netanyahu vendos kushte izraeli mund te terhiqet nga libani vetem nese hezbollahu carmatoset 68ac321314176
Lajmi i mëparshëm

Netanyahu vendos kushte: Izraeli mund të tërhiqet nga Libani, vetëm nëse Hezbollahu çarmatoset

punimet ne aksin shiroke zogaj rama ndan pamjet investim i rendesishem 68ac3514a5206
Lajmi i radhës

Punimet në aksin Shirokë-Zogaj, Rama ndan pamjet: Investim i rëndësishëm …

Të fundit nga

ShkoLartë