aliu po punojme drejt avancimit te sistemit shendetesor perfshire dhe permiresimin e sistemit termini im 68a61571d7292

Aliu: Po punojmë drejt avancimit të sistemit shëndetësor, përfshirë dhe përmirësimin e sistemit “Termini im”

August 20, 2025
1 minut lexim

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot zhvilloi një takim pune me kryetarin e Shoqatës së Mjekëve të Mjekësisë Familjare, dr. Dragan Gjorgjievski dhe me përfaqësues të Shoqatës, ku u diskutua për disa tema aktuale, me fokus në avancimin e shëndetësisë elektronike dhe mundësinë e heqjes së kartonit në letër, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

“Mjekët e mjekësisë familjare kanë rëndësi thelbësore për parandalimin, zbulimin e hershëm të sëmundjeve dhe ndjekjen e vazhdueshme të shëndetit të pacientëve. Në takimin e sotëm diskutuam për mënyra të ndryshme për të stimuluar mjekët familjarë për hapjen e ordinancave të reja, si dhe për mbrojtjen e vazhdueshme shëndetësore në vendbanimet më të vogla. Në këtë drejtim, po punojmë intensivisht në ndryshimin e 12 ligjeve, përfshirë digjitalizimin dhe përmirësimin e sistemit kombëtar Termini im , me qëllim avancimin e sistemit shëndetësor dhe optimizimin e shëndetësisë në Maqedoni”, theksoi ministri Aliu.

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nicole kidman ndan momente familjare nga vera por vemendjen e merr pamja e saj natyrale 68a611543b089
Lajmi i mëparshëm

Nicole Kidman ndan momente familjare nga vera, por vëmendjen e merr pamja e saj natyrale

imazhet satelitore nga zjarret ja si jane prekur nga flaket lura boga e razma 68a623f953f5d
Lajmi i radhës

Imazhet satelitore nga zjarret/ Ja si janë prekur nga flakët Lura, Boga e Razma

Të fundit nga

ShkoLartë