aliu po formohet keshilli shendetesor politikat shendetesore do te marrin mbeshtetje profesionale dhe shkencore 68c199d302b03

Aliu: Po formohet Këshilli Shëndetësor – politikat shëndetësore do të marrin mbështetje profesionale dhe shkencore

September 10, 2025
1 minut lexim

Sot në Ministrinë e Shëndetësisë u mbajt mbledhja konstituive e parë e Këshillit Shëndetësor, ku mori pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Këshilli Shëndetësor, si trup këshillues i ministrit të Shëndetësisë, sipas Ligjit për mbrojtje shëndetësore, përbëhet nga nëntë anëtarë – profesorë të shquar, doktorë shkencash nga sfera të ndryshme, prej të cilëve disa janë edhe ekspertë të njohur ndërkombëtarisht me biografi mbresëlënëse dhe punime shkencore.

“Qëllimi është që Këshilli Shëndetësor të analizojë në mënyrë të vazhdueshme çështjet në fushën e shëndetësisë, të japë kontribut profesional në përgatitjen e projektligjeve dhe akteve nënligjore, si dhe mendime dhe propozime profesionale në fusha të ndryshme që janë pjesë e veprimtarisë së Ministrisë. Diskutimi i sotëm ishte fillestar, për disa aspekte të ndryshme që gjatë periudhës së ardhshme këshilli do t’i analizojë më në detaje. Jam i bindur se do të kemi një bashkëpunim të suksesshëm dhe të frytshëm,”- theksoi ministri Aliu.

Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, anëtarët e Këshillit Shëndetësor janë: prof. dr. Sashko Kedev, prof. dr. Marija Srceva, prof. dr. Azis Pollozhani, prof. dr. Viktor Kamnar, prof. dr. Svetozar Antoviq, prof. dr. Igor Kaftanxhiev, as. prim. dr. spec. Fadil Cana, spec. dr. Zllate Mehmedoviq dhe doc. dr. Ilir Vela. Kryetare e Këshillit Shëndetësor është zgjedhur prof. dr. Marija Srceva.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aliu nenshkruajme memorandum bashkepunimi me tre institucionet me te medha private shendetesore 68c18cb93aabe
Lajmi i mëparshëm

Aliu: Nënshkruajmë memorandum-bashkëpunimi me tre institucionet më të mëdha private shëndetësore

sado efektiv ka qene mandati i dumanit ka perfunduar diplomatja e shba mesazh per zgjedhjen e kreut te ri te spak presim integritet ne perzgjedhje 68c19b34f41cc
Lajmi i radhës

“Sado efektiv ka qenë, mandati i Dumanit ka përfunduar”, diplomatja e SHBA mesazh për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK: Presim integritet në përzgjedhje

Të fundit nga

ShkoLartë