aliu parkingu ne qendren klinike do te jete gati brenda vitit 6988d112a2433

Aliu: Parkingu në Qendrën Klinike do të jetë gati brenda vitit

February 8, 2026
1 minut lexim

Parkingu i ri i Qendrës Klinike pritet të ketë edhe 1000 vende parkimi të reja, ndërsa brenda një viti pritet që të jetë i gatshëm për qytetarët. Kështu u shpreh ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, i cili deklaroi se nga aspekti infrastrukturor për 6 muaj presin të kenë rezultatet e para dhe brenda një viti presin parking smart, me gjithë infrastrukturën horizontale dhe vertikale.

Aliu theksoi se çmimi i parkingut do të jetë disa llojësh.

Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë

“Pra, çmim për të punësuarit në shëndetësi që janë brenda në klinikë, do të jetë një çmim i volitshëm. Çmimi për pacientët do të jetë çmim tjetër, gjithashtu i volitshëm. Çmimi i tretë, që do të jetë me 0 denarë, do të jetë për pacientë onkologjik që edhe deri tani e kanë. Çmimi i katërt do të jetë për qytetarët që kanë dikë në institucione shëndetësore dhe duan të vijnë ta shohin, ta vizitojnë dhe çmimi tjetër do të jetë komercial për qytetarët që kanë vendosur ta parkojnë veturën e tyre për X arsye”.

Ai sqaroi se kanë hasur në barriera administrative ku toka nuk ishte në pronësi as të shtetit as të Ministrisë dhe hapi i parë që e kanë ndërmarrë e që ka zgjatë tre muaj ishte definimi i parcelave. Pastaj siç tha hapi i dytë ishte që këto parcella t’i jepen në pronësi Ministrisë së Shëndetësisë dhe hapi i tretë ishte që këto vendime të dalin në Gazetën Zyrtare dhe kjo tha se është bërë dje. Ndërsa hapi i katërt shtoi se do të jetë nënshkrimi në mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qytetit të Shkupit, e cila pritet të bëhet javës tjetër.

Çështja e problemit të parkingut në Qendrën Klinike është shumëvjeçarë dhe zgjidhja është premtuar nga secili ministër që ka qenë në krye të këtij dikasteri.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ushtria e kosoves ne proven finale 6988a98ce95de
Lajmi i mëparshëm

Ushtria e Kosovës në provën finale

izraeli paralajmeron trumpmund te veprojme edhe vetem nese irani kalon vijen e kuqe 6988d143e2bf8
Lajmi i radhës

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

Të fundit nga

Real Madridi përballet me Valencian

Në një mbrëmje me tension të lartë në Mestalla, Real Madridi përballet me Valencian në një ndeshje kyçe të LaLiga EA Sports, me pasoja të rëndësishme për të dyja skuadrat. Los Blancos
ShkoLartë