aliu nenshkruajme memorandum bashkepunimi me tre institucionet me te medha private shendetesore 68c18cb93aabe

Aliu: Nënshkruajmë memorandum-bashkëpunimi me tre institucionet më të mëdha private shëndetësore

September 10, 2025
1 minut lexim

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot vizitoi tre institucionet më të mëdha private shëndetësore në vend “Remedika”, “Acibadem Sistina” dhe “Zhan Mitrev” – me qëllim nënshkrimin e një Memorandumi të përbashkët për bashkëpunim, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga atje thonë se ky memorandum vendos një kornizë bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve private shëndetësore, që do të mundësojë angazhimin e kuadrit shëndetësor – specialistë nga sektori privat – në institucionet publike shëndetësore, në raste të rritjes së nevojave, mungesës së stafit apo kërkesave të tjera prioritare shëndetësore.

“Funksionimi sipas ligjit i të gjitha institucioneve shëndetësore, si publike ashtu edhe private, është imperativi ynë më i lartë. Qëllimi është që potenciali i plotë i sistemit shëndetësor të vihet në dispozicion të pacientëve, dhe vendosjes së burimeve të nevojshme në interes të qytetarëve,” theksoi ministri Aliu.Memorandumi parasheh që Ministria të identifikojë në mënyrë të vazhdueshme institucionet publike që kanë nevojë për staf shtesë, të sigurojë mbështetje administrative dhe ligjore, si dhe të koordinojë bashkëpunimin. Nga ana tjetër, institucionet private shëndetësore obligohen të ofrojnë kuadër shëndetësor të kualifikuar, i cili do të angazhohet nën kushte të përcaktuara qartë dhe në përputhje me standardet etike dhe profesionale.

Me këtë hap, Ministria e Shëndetësisë avancon partneritetin me të gjitha kapacitetet shëndetësore në vend, me qëllimin përfundimtar – përmirësimin e cilësisë dhe qasjes në shërbimet shëndetësore për pacientët.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rita ora ne qender te polemikave pozon si shen meria 68c188919513a
Lajmi i mëparshëm

Rita Ora në qendër të polemikave: Pozon si “Shën Mëria”

aliu po formohet keshilli shendetesor politikat shendetesore do te marrin mbeshtetje profesionale dhe shkencore 68c199d302b03
Lajmi i radhës

Aliu: Po formohet Këshilli Shëndetësor – politikat shëndetësore do të marrin mbështetje profesionale dhe shkencore

Të fundit nga

ShkoLartë