aliu ne kohe rekorde realizuam mbi 1 250 punesime ne shendetesine publike 68ce6d300450e

Aliu: Në kohë rekorde realizuam mbi 1.250 punësime në shëndetësinë publike

September 20, 2025
1 minut lexim

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, së bashku me zëvendësministrin Jovica Andovski, përshëndetën të pranishmit në hapjen e Shkollës së 27-të Sindikale të Sindikatës së Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale.

“Në kohë rekorde kemi realizuar mbi 1.250 punësime në 85 institucione publike shëndetësore në gjithë vendin, si pjesë e procesit strategjik për forcimin e kuadrit në sistemin shëndetësor. Paralelisht po zbatojmë edhe procesin e punësimit të specialistëve privatë, me të cilin po zgjidhim një problem ekzistencial disa-dekadësh të kësaj kategorie punëtorësh shëndetësorë. Sindikata e Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale është partneri ynë me të cilin me përpjekje të përbashkëta po punojmë për përmirësimin e statusit të çdo punëtori shëndetësor në vend,” tha ministri Aliu.

Ai gjithashtu theksoi se qeveria ka realizuar një rritje të rëndësishme të pagave të punëtorëve shëndetësorë – me 4.815 denarë neto për të gjithë punonjësit shëndetësorë, ndërsa për infermierët kjo rritje arrin deri në 6.200 denarë. Sipas tij, kjo masë paraqet vlerësim thelbësor të punës së personelit mjekësor.

Ndërkaq, zëvendësministri Andovski theksoi gatishmërinë për bashkëpunim:

“E respektojmë dinjitetin e mjekëve dhe gjithë personelit që janë kujdestarë të shëndetit të qytetarëve. Ministria e Shëndetësisë është e hapur për bashkëpunim me sindikatën dhe së bashku do të vazhdojmë të zgjidhim të gjitha çështjet dhe sfidat e hapura, me qëllim që t’u dalim në ndihmë punëtorëve shëndetësorë dhe, sigurisht, pacientëve,” tha ai në fjalimin e tij.

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkup tre persona nen hetim per shantazh dhe zhvatje mbi 27 mije euro 68ce675a31056
Lajmi i mëparshëm

Shkup, tre persona nën hetim për shantazh dhe zhvatje mbi 27 mijë euro

IZET MEXHITI LAGJA GAZI BABE
Lajmi i radhës

Mexhiti: Me VLEN-in po ndërtojmë nga e para çdo gjë, zhvillimi nuk ndalet në asnjë cep të Çairit (VIDEO)

Të fundit nga

ShkoLartë