aliu ne gostivar salle e re per ortopedi dhe traumatologji ne spital operacionet e para se bashku me ekipin e klinikes per ortopedi dhe traumatologji toariluc 68efa19b55f08

Aliu në Gostivar: Sallë e re për ortopedi dhe traumatologji në spital, operacionet e para së bashku me ekipin e Klinikës për Ortopedi dhe Traumatologji (TOARILUC)

October 15, 2025
1 minut lexim

Shkup, 15 tetor – Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot vizitoi Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar, ku janë realizuar disa investime të rëndësishme për përmirësimin e kushteve për pacientët.
-Është rinovuar Qendra Urgjente, një investim me vlerë 4 milionë denarë. Për herë të parë, Gostivari ka një sallë kirurgjike për ortopedi dhe traumatologji, dhe kjo risi është shumë e rëndësishme për banorët e Gostivarit dhe rrethinës, duke pasur parasysh se nuk do të ketë më nevojë të udhëtojnë drejt Shkupit për ndërhyrje të tilla. Salla e re është pajisur plotësisht me aparaturë shumë të sofistikuar, me vlerë mbi 9 milionë denarë. Për këtë arsye, sot jemi këtu së bashku me dr. Igor Merxhanoski nga Klinika për Ortopedi dhe Traumatologji (TOARILUC). Për sot janë caktuar 5 operacione të para në sallën e re, të cilat do të kryhen në bashkëpunim me ekipin e Klinikës për TOARILUC, dhe përveç pacientëve nga Gostivari, tashmë janë caktuar për operacion edhe pacientë nga qytete të tjera, theksoi ministri Aliu.
Në spitalin e Gostivarit është në proces procedura për punësimin e 37 personave nga stafi mjekësor dhe jomjekësor, e cila do të vazhdojë menjëherë pas zgjedhjeve, ndërsa janë punësuar edhe 28 specializantë nga fusha të ndryshme.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bogovina ne berllok kryetari qe nuk sheh as plehrat e veta 68ef9aed88cb9
Lajmi i mëparshëm

Bogovina në Bërllok – Kryetari që nuk sheh as plehrat e veta

mexhiti realizon premtimin ndaj banoreve te batinces fillon ndertimi i rrethimit te deponise drislla 68efa23129723
Lajmi i radhës

Mexhiti realizon premtimin ndaj banorëve të Batincës – fillon ndërtimi i rrethimit të deponisë “Drislla”

Të fundit nga

ShkoLartë