aliu klinika e gjinekologjise eshte simbol i jetes se re 6952ae78e5e68

Aliu: Klinika e Gjinekologjisë është simbol i jetës së re

December 29, 2025
1 minut lexim

Shkup, 29 dhjetor – Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, së bashku me Kryeministrin e Qeverisë, prof. dr. Hristijan Mickoski, sot vizituan Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë, ku është realizuar rinovimi i disa hapësirave që çdo ditë shfrytëzohen nga mijëra paciente. Investimi i përgjithshëm kap vlerën mbi 34 milionë denarë.

“Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës është vendi ku fillojnë jetë të reja, ku merren vendime të vështira dhe ku besimi në sistemin shëndetësor duhet të jetë absolut. Prandaj çdo investim këtu ka peshë dhe përgjegjësi të veçantë. Nga sipërfaqja e përgjithshme e klinikës, janë rinovuar 2 mijë metra katrorë, përkatësisht i gjithë kati përdhes, i cili përfshin hollin hyrës, pjesën poliklinike me ambulanca, laboratorin HPV, laboratorin biokimik si dhe ambulancën e urgjencës. Kjo do të thotë organizim më të mirë, shërbim më të shpejtë dhe kujdes më cilësor, pikërisht aty ku është më së shumti e nevojshme”,- deklaroi ministri Aliu.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e strehes së re prej 420 metrash katrorë në plato­në e Klinikës, e cila mundëson pranimin më të sigurt dhe më dinjitoz të pacienteve që transportohen nga institucione të tjera shëndetësore. Ky investim dëshmon kujdes, siguri dhe respekt për çdo grua që vjen në klinikë në një moment të ndjeshëm.

“Ky investim është realizuar plotësisht me mjete të vetë Klinikës. Kjo flet për menaxhim të përgjegjshëm, vizion dhe përkushtim të udhëheqësisë dhe stafit. Si Ministri e Shëndetësisë, detyra jonë është të krijojmë kushte në të cilat punonjësit shëndetësorë mund të ofrojnë kujdesin më të mirë të mundshëm, ndërsa pacientët të ndihen të sigurt, të respektuar dhe të përkujdesur”,- përfundoi ministri Aliu.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjesti perlot fansat me fjalet e para pas tragjedise se vellait 6952a9b2a7519
Lajmi i mëparshëm

Gjesti përlot fansat me fjalët e para pas tragjedisë së vëllait!

autostrada shkup bllace serish ne pritje punimet vonohen per shkak te procedurave burokratike 6952afd0c353b
Lajmi i radhës

Autostrada Shkup-Bllacë sërish në pritje! Punimet vonohen për shkak të procedurave burokratike

Të fundit nga

ShkoLartë