aliu kemi siguruar numrin me te madh te vaksinave kunder gripit sezonal deri me tani jane paraqitur rreth 49 mije qytetare 68f20c501ad5b

Aliu: Kemi siguruar numrin më të madh të vaksinave kundër gripit sezonal – deri më tani janë paraqitur rreth 49 mijë qytetarë

October 17, 2025
1 minut lexim

Shkup, 17 tetor – Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot vizitoi repartin e epidemiologjisë në Gostivar, ku edhe vetë mori vaksinën kundër gripit sezonal.

“Sot ndodhem në Gostivarin tim të lindjes, ku edhe u vaksinova dhe përmes shembullit personal dua të theksoj rëndësinë e vaksinimit në kohë, si masë më efektive parandaluese për mbrojtjen e shëndetit. Apeloj qytetarët që të mbrohen me kohë nga gripi sezonal, veçanërisht i ftoj personat që bëjnë pjesë në grupet e rrezikut, të paraqiten përmes aplikacionit vakcinacija.mk ose tek mjeku i tyre amë,” tha gjatë vizitës ministri Azir Aliu.

Në nivel shtetëror, deri më tani janë paraqitur rreth 49 mijë qytetarë për vaksinim kundër gripit sezonal. Vetëm në ditën e parë janë vaksinuar mbi dy mijë persona.

“Ky është me të vërtetë një interesim i madh, që tregon vetëdije të shtuar për rëndësinë e mbrojtjes nga gripi, dhe njëherësh e vërteton edhe më shumë nevojën dhe rëndësinë e kësaj mase parandaluese. Këtë vit, Ministria ka siguruar numrin më të madh të vaksinave kundër gripit sezonal – 80 mijë doza të vaksinës katërvalente nga prodhuesi i njohur ‘Abot’ nga Holanda,” theksoi Aliu.

Me vaksinimin falas përfshihen kategoritë e rrezikut të popullsisë, siç janë: personat e moshuar mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësorë, gratë shtatzëna, fëmijët nga mosha 6 muaj deri në 5 vjeç, si dhe personat e vendosur në institucionet e mbrojtjes sociale për të moshuar dhe punonjësit e këtyre institucioneve.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mpb do te perdore drone per te siguruar votim te qete te dielen 68f20534e4c9b
Lajmi i mëparshëm

MPB do të përdorë dronë për të siguruar votim të qetë të dielën

mpb e garantojme plotesisht sigurine e qytetareve per zhvillimin e zgjedhjeve lokale 2025 te lira dhe demokratike 68f20cf1ae9ff
Lajmi i radhës

MPB: E garantojmë plotësisht sigurinë e qytetarëve për zhvillimin e “Zgjedhjeve Lokale 2025” të lira dhe demokratike

Të fundit nga

ShkoLartë