aliu kabineti i hapur po shnderron zerin e qytetareve ne plane konkrete per permiresimin e shendetesise 686936430851b

Aliu: “Kabineti i Hapur” po shndërron zërin e qytetarëve në plane konkrete për përmirësimin e shëndetësisë

July 5, 2025
1 minut lexim

Në ditën e parë të iniciativës “Kabineti i Hapur”, Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu është takuar me rreth 20 qytetarë, të cilët ndanë shqetësime konkrete dhe ide të vlefshme për sistemin shëndetësor. “Ishte një bisedë e hapur dhe e sinqertë, ku çdo zë u dëgjua me vëmendje”, deklaroi ministri Aliu.

Ai njoftoi se sot, së bashku me ekipin e kabinetit, janë analizuar të gjitha çështjet e ngritura në takim dhe janë kthyer në plane pune konkrete dhe hapa të matshëm përpara. “Udhëheqësia fillon me dëgjim dhe vazhdon me veprim. Krijojmë një shëndetësi që bashkëbisedon, dëgjon dhe ndjek”, theksoi Ministri Aliu.

Nisma “Kabineti i Hapur” synon të afrojë qytetarin me institucionin dhe të ndërtojë një shëndetësi që merr formë përmes bashkëpunimit dhe dialogut të drejtpërdrejtë.

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pas fejeses blac chyna dhe derrick milano i japin fund marredhenies se tyre 6869342738d35
Lajmi i mëparshëm

Pas fejesës, Blac Chyna dhe Derrick Milano i japin fund marrëdhënies së tyre

toshkovski duhet te kete pergjegjesi per tragjedine ne kocan 68693861d2feb
Lajmi i radhës

Toshkovski: Duhet të ketë përgjegjësi për tragjedinë në Koçan

Të fundit nga

ShkoLartë