aliu jane ndermarre te gjitha hapat per trajnimin dhe metodologjine per licencimin e rilicencimin e stomatologeve 689b6d5bf1276

Aliu: Janë ndërmarrë të gjitha hapat për trajnimin dhe metodologjinë për licencimin e rilicencimin e stomatologëve

August 12, 2025
1 minut lexim

Ministria e Shëndetësisë dje mori kompetencat e Odës së Stomatologëve, mirëpo për këtë ministri Azir Aliu tha se stomatologët duhet të rrinë të qetë sepse janë ndërmarrë të gjitha hapat si nga aspekti i trajnimeve ashtu edhe nga aspekti i metodologjisë për licencimin dhe rilicencimin e stomatologëve.

“Atë që e bëmë ne, vlerësoj se është e drejtë dhe në kohë, sepse nëse nuk do të ishte ky hap, ne në shtator, tetor, do të kishim pasur rreth 50 për qind stomatologë pa licencë në Maqedoni, tha Aliu.

Aliu informoi se prej sot të gjitha aplikimet mund të dorëzohen në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Pra Sektori për Stomatologji, tashmë kam nënshkruar vendim, përveç obligimeve ditore që i ka, do të kenë obligim së bashku me të punësuarit në Odë t’i procesojnë të gjitha kërkesat e stomatologëve. Ashtu që, nuk do të ketë ngecje, vetëm do të ketë rend dhe ligj”, tha ministri.

Ministri Aliu shtoi se do të kujdesen që stomatologët të kenë licenca që janë valide, ndërsa nga ana tjetër, të jenë të sigurt se pacientët do të marrin shërbime që janë me cilësi.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

e nxehte dhe sexy vajza e arte e pop it britanik dua lipa shfaqet mahnitese teksa shijon rrezet e diellit 689b695c3fe6e
Lajmi i mëparshëm

E nxehtë dhe sexy – Vajza e artë e pop-it britanik, Dua Lipa, shfaqet mahnitëse teksa shijon rrezet e diellit

shgm dhe spgpm shprehin shqetesim per veprimet e pjesetareve te policise ndaj gazetareve ne demir hisar 689b72843266a
Lajmi i radhës

SHGM dhe SPGPM shprehin shqetësim për veprimet e pjesëtarëve të policisë ndaj gazetarëve në Demir Hisar

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë