aliu do te ndertohet nje qender per proteza per personat e lenduar nga zjarri ne kocan 68851a497f992

Aliu: Do të ndërtohet një Qendër për proteza për personat e lënduar nga zjarri në Koçan

July 26, 2025
1 minut lexim

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu tha se të lënduarit në diskotekën “Puls” në Koçan kanë mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë.

Aziri shtoi se në periudhën e ardhshme do të ndërtohet një Qendër për proteza në Shkup, ndërsa të rinjtë e lënduar që kanë nevojë për ndërhyrje dhe trajtime shtesë të cilat janë të shtrenjta, do të mbështeten nga shteti.

“Jemi të vetëdijshëm se ka trajtime dhe procese që janë të shtrenjta dhe të kushtueshme, por ne si shtet jemi të detyruar t’i ofrojmë kujdes shëndetësor çdo qytetari. Unë personalisht isha në Koçan dhe tani ju them se për çdo proces që kërkon financim, ne do të dalim në ndihmë. Poashtu çdo proces që kërkon futjen e njohurive do të bëjmë trajnime të tilla dhe gjithashtu do të mbështesim çdo proces që kërkon mobilitetin e qytetarëve tanë jashtë vendit. Ky proces nuk do të përfundojë shpejt, këto janë procese afatgjata dhe do të na duhet një qasje afatgjate”, ka thënë Aliu.

Ministri i Shëndetësisë thotë se është bërë analizë nga ekspertë të vendit, por edhe nga ekspertë të përfshirë drejtpërdrejt ose indirekt në tragjedinë.

“Prandaj punojmë intensivisht dhe kam pasur disa takime me disa ambasada, në mënyrë që disa nga pacientët të mund të shkojnë jashtë vendit për trajtim dhe mjekim shtesë. Por edhe të krijojmë infrastrukturë brenda vendit. Për shembull, një nga këto është të gjenerojmë proteza. Ne nuk kemi një laborator të tillë. Realizova takim me njerëz nga Sllovenia dhe të shohim deri ku është procedura”, ka thënë Aliu.

Ministri Aliu shtoi se janë krijuar grupe pune brenda Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë me qëllim krijimin e Strategjisë afatgjate në mënyrë siç thotë ai, të kenë një qasje infrastrukturore, njerëzore dhe profesionale ndaj qytetarëve të Koçanit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarret perfshijne greqine evakuime prane athines dhe ne disa ishuj 688519d1a39ad
Lajmi i mëparshëm

Zjarret përfshijnë Greqinë, evakuime pranë Athinës dhe në disa ishuj

zjarret ne lubizhde te prizrenit totaj percjell situaten nga afer 68851ac18d818
Lajmi i radhës

Zjarret në Lubizhdë të Prizrenit, Totaj përcjell situatën nga afër

Të fundit nga

ShkoLartë