aliu bozhinovski kontrollet parandaluese jane shume te rendesishme per njohjen me kohe te simptomave te goditjes ne tru 6900f633840e7

Aliu–Bozhinovski: Kontrollet parandaluese janë shumë të rëndësishme për njohjen me kohë të simptomave të goditjes në tru

October 28, 2025
1 minut lexim

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot vizitoi Klinikën e Neurologjisë, ku u organizua një ditë e hapur me rastin e shënimit të “Ditës Botërore të Goditjes në Tru – 29 tetor”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Nga MSH thonë se në kuadër të aktivitetit, qytetarët patën mundësinë të kryejnë kontrolle parandaluese dhe të marrin këshilla profesionale për faktorët kryesorë të rrezikut që mund të çojnë në goditje në tru, siç janë tensioni i lartë i gjakut, sheqeri në gjak, yndyrat e shtuara, duhanpirja dhe mënyra e jetesës joaktive.

“Ne sistemin shëndetësor nuk e shohim vetëm si sistem për trajtim, por edhe si sistem për parandalim, prandaj ditë të tilla të dedikuara për kontrolle parandaluese janë shumë të rëndësishme për njohjen më të shpejtë të simptomave të goditjes në tru dhe për një mënyrë më të shëndetshme jetese dhe ushqimi. Sot jam i impresionuar nga infrastruktura e brendshme e Klinikës së Neurologjisë dhe nga aktivitetet e drejtorit, pasi në një kohë të shkurtër arriti të organizojë ngjarjen dhe të riorganizojë proceset e brendshme për të optimizuar shërbimet”, theksoi ministri Aliu.
Drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Jovan Bozhinovski, informoi se të gjithë pacientët gjatë ditës së sotme do të kontrollohen me aparatin e ri doppler për arteriet karotide. Kjo veprimtari realizohet në bashkëpunim me Shoqatën Neurologjike të Maqedonisë.

“Dita e hapur e sotme ka qëllim edukativ, pra ngritjen e vetëdijes publike për goditjen në tru si sëmundje që është ndër më të shpeshtat dhe një nga shkaqet kryesore të vdekjes, por gjithashtu është edhe sëmundja numër një në botë për shkaktimin e invaliditetit, përfshirë edhe tek ne. Jam i kënaqur që kemi një pjesëmarrje të madhe. Në këtë drejtim, Klinika e Neurologjisë ka për detyrë të edukojë qytetarët për goditjen në tru, simptomat më të shpeshta dhe trajtimin e saj,” deklaroi Bozhinovski.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

te rinjte nga kosova maqedonia e veriut dhe mali i zi kerkojne me shume ze ne rrugen drejt be se 6900eb957233c
Lajmi i mëparshëm

Të rinjtë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kërkojnë më shumë zë në rrugën drejt BE-së

grupacioni balfin po e sjell flying tiger copenhagen ne east gate mall kreativiteti skandinez po arrin ne shkup 6900fd50281d9
Lajmi i radhës

Grupacioni BALFIN po e sjell Flying Tiger Copenhagen në East Gate Mall- Kreativiteti skandinez po arrin në Shkup

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë