aliu arsimi prioritet i qeverisjes sone dhe kete jave do te sjellim lajme te mira nga kjo fushe 68b6df59252cc

​Aliu: Arsimi, prioritet i qeverisjes sonë dhe këtë javë do të sjellim lajme të mira nga kjo fushë

September 2, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu deklaron se arsimi ka qenë prioritet i Qeverisë dhe sië paralajmëron ai, këtë javë do të sjellin vazhdimisht lajme të mira nga kjo fushë.

Aliu ka shkruar në Facebook se ditën e parë të mësimit e filluam me shkollën e Petrovës, ku përuruam sallën e re të edukatës fizike, të ndërtuar përmes investimit prej 179,716 euro.

Sipas tij, kjo hapësirë moderne do të shërbejë për zhvillimin e aktiviteteve sportive gjatë gjithë 4 stinëve të vitit.

“Arsimi ka qenë prioritet i qeverisjes sonë dhe këtë javë do të sjellim vazhdimisht lajme të mira nga kjo fushë.Ditën e parë të mësimit e filluam me shkollën e Petrovës, ku përuruam sallën e re të edukatës fizike, të ndërtuar përmes investimit prej 179,716 euro. Kjo hapësirë moderne do të shërbejë për zhvillimin e aktiviteteve sportive gjatë gjithë 4 stinëve të vitit”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Ai ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor 2025/2026. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zbulohet varri i pare monumental i periudhes romake ne bulqize 68b6dd33d3a7f
Lajmi i mëparshëm

Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë

6 shenja qe ai eshte shpirti yt binjak edhe nese nuk e kupton menjehere 68b6e075dd66a
Lajmi i radhës

6 shenja që ai është shpirti yt binjak (edhe nëse nuk e kupton menjëherë)

Të fundit nga

ShkoLartë