aliu 205 milione euro per spitale qe frymezojne besim jo frike video 6886a0db011b2

Aliu: 205 milionë euro për spitale që frymëzojnë besim, jo frikë (VIDEO)

July 27, 2025
1 minut lexim

Shkup, 27 korrik – “Unë besoj se shëndetësia është më shumë se një sistem. Është një premtim moral i pashkëputshëm që ia japim njëri-tjetrit: që kur kemi më shumë nevojë, dikush do të jetë aty për ne”, thekson ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në një video-mesazh drejtuar qytetarëve.

Ai nënvizon se ky premtim ka nevojë të rikthehet në sistem – jo me vendime të improvizuara, por me vizion të qartë, pa nostalgji, me të dhëna dhe me guxim.

“Vizionit po i japim jetë me një hap të madh të parë: 205 milionë euro për spitale që frymëzojnë besim, jo frikë”, thekson ministri Aliu, duke sqaruar se në Shtip do të ndërtohet një qendër klinike moderne dhe Fakultet i Mjekësisë për gjeneratat e ardhshme të mjekëve.

“Në Tetovë, spitali do të pajiset me aparaturë moderne mjekësore dhe do të ndërtohen dy objekte të reja, duke e kthyer atë në simbol të kujdesit dhe dinjitetit. Në Kërçovë, aty ku spitali ka mbetur vetëm një premtim i parealizuar që nga shekulli i kaluar, do të ndërtojmë një spital të ri, të ndritshëm, të ngrohtë dhe të denjë për secilin prej jush”, theksoi Aliu.

Ai shtoi se ky është vetëm fillimi, pasi horizonti i vizionit të tij është shumë më i gjerë.

“Le ta ndërtojmë një sistem shëndetësor modern, human dhe të digjitalizuar. Ne nuk jemi këtu për të ndjekur shtigje të së kaluarës që nuk të çojnë askund. Ne jemi këtu për të ndërtuar besimin për gjeneratat e ardhshme. Dhe së bashku me ju, do ta bëjmë këtë vizion realitet”, përfundoi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në fjalimin e tij video.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

detajet me te reja nga permbysja e trenit ne gjermani 68869d9355452
Lajmi i mëparshëm

​Detajet më të reja nga përmbysja e trenit në Gjermani

merz per marreveshjen shba be u shmang nje perplasje tregtare 6886a3ab54690
Lajmi i radhës

Merz për marrëveshjen SHBA-BE: U shmang një përplasje tregtare

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë