ali te gjitha resurset shteterore u aktivizuan per lokalizimin e zjarrit mbi batinc video 68cf011496ccd

Ali: Të gjitha resurset shtetërore u aktivizuan për lokalizimin e zjarrit mbi Batinc (VIDEO)

September 20, 2025
1 minut lexim

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali, njoftoi se është arritur të vihet nën kontroll zjarri që shpërtheu mbi fshatin Batinc të Shkupit.

Sipas tij, falë reagimit të shpejtë dhe koordinimit të ekipeve kompetente, flakët nuk paraqesin më rrezik për banorët apo objektet përreth.

“U aktivizuan të gjitha resurset shtetërore: dy avionë er-traktor, një helikopter i Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe njësitë e zjarrfikësve të qytetit të Shkupit, të cilët me përkushtim dhe profesionalizëm arritën të lokalizojnë vatrën e zjarrit”, theksoi Ali.

Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit vazhdojnë të qëndrojnë në terren për të monitoruar situatën dhe për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm të flakëve.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

Lajmi i mëparshëm

Mucunski uron Spiropalin: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria synojnë të thellojnë më tej marrëdhëniet dypalëshe

blushi kryeministri rama perdori diellen si alibi per te shmangur skemat korruptive 68cf027400924
Lajmi i radhës

Blushi: Kryeministri Rama përdori Diellën si alibi për të shmangur skemat korruptive

Të fundit nga

Albulena Haxhiut i vdes babai

Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të babait të saj. Përmes një mesazhi prekës, ajo ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen,
ShkoLartë