ali ahmeti uron ramen na ke perkrah ne mbeshtetje te shqiperise europiane 68cc25d4bf46b

Ali Ahmeti uron Ramën: Na ke përkrah, në mbështetje të Shqipërisë europiane

September 18, 2025
1 minut lexim

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sot ka uruar Edi Ramën për zgjedhjen e tij si kryeministër i Shqipërisë.

“Të uroj si vëllau vëllaun për rizgjedhjen në krye të Qeverisë shqiptare me uratat më të sinqerta për suksese në zbatimin e programit qeverisës. Ne na ke përkrah, në mbështetje të Shqipërisë europiane dhe të ecjes pa asnjë ndalesë, me hapa të sigurt dhe të shpejtë, drejt integrimit të plotë europian. Sot, nuk ka akt më patriotik kombëtar se sa Shqipëria europiane dhe ky rrugëtim duhet të mbështetet nga të gjithë.

Më 19 korrik të vitit 2022, Shkupi dhe Tirana i filluan bashkë negociatat në Bruksel, ndërsa sot , Shqipëria ka hapur gati se të gjitha kapitujt negociues, ndërsa Maqedonia e Veriut e ka humbur rrugën drejt kryeqendrës europiane.

Ngecja e Maqedonisë së veriut në rrugëtimin europian dhe rritja e ndikimeve serbo-ruse në vend paraqet shqetësim të madh për ne, bashkë edhe me cënimin e rëndë të barazisë etnike nëpërmjet të rrënimit të Marreveshjes paqësore të Ohrit nga viti 2001.

Përkushtimi yt dhe i Shqipërisë për integrim europian është shembullor dhe uroj të na shërbejë si nxitje që ti bashkangjitemi edhe ne Shqipërisë në këtë rrugëtim”, shkruan Ahmeti në profilin e tij në Facebook.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kasami tetova do te jete shembull i bashkejeteses dhe harmonise nderetnike 68cc18b9a3a31
Lajmi i mëparshëm

Kasami: Tetova do të jetë shembull i bashkëjetesës dhe harmonisë ndëretnike

rriten rastet e anemise ne shqiperi raporti 15 49 vjec mosha me e prekur 68cc273920eb1
Lajmi i radhës

Rriten rastet e anemisë në Shqipëri, raporti: 15-49 vjeç mosha më e prekur

Të fundit nga

ShkoLartë