ali ahmeti uron diten e flamurit rrofte kombi yne rrofte shqiperia 69296b4fb48dc

Ali Ahmeti uron Ditën e Flamurit: Rroftë kombi ynë, rroftë Shqipëria

November 28, 2025
1 minut lexim

Shkup, 28 nëntor – Në urimin e tij me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë – lideri shqiptar Ali Ahmeti ka përcjellë mesazhe uniteti, përkushtimi kombëtar dhe orientimi drejt integrimit evropian.

Ahmeti theksoi se shqiptarët kudo që ndodhen kanë detyrim moral e kombëtar të kontribuojnë me vepra dhe përkushtim për të ardhmen e përbashkët. Ai rikujtoi se qëllimi strategjik është anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030, si dhe forcimi i partneritetit me SHBA-në dhe BE-në për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, Ahmeti u ndal edhe te barazia në Maqedoninë e Veriut, integrimi evropian i vendit, si dhe kujdesi i vazhdueshëm për shqiptarët në Luginë të Preshevës, Mal të Zi dhe diasporë.

“Shqiptarë të mi të dashur, Shqipërisë i qofshim falë. Gëzuar Ditën e Flamurit dhe të shpalljes së pavarësisë, e përjetshme qoftë Shqipëria. Rroftë kombi ynë, rroftë Shqipëria, lavdi dëshmorëve të kombit!”, përfundoi Ahmeti në urimin e tij.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kryeparlamentari afrim gashi uron 28 nentorin diten e flamurit 69296434b6129
Lajmi i mëparshëm

Kryeparlamentari Afrim Gashi uron 28 Nëntorin- Ditën e Flamurit

operacioni i perbashket me italine gjkko le ne burg oficerin e antiterrorit igli
Lajmi i radhës

Operacioni i përbashkët me Italinë, GJKKO lë në burg oficerin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë