ali ahmeti uron 22 nentorin gjuha ruhet aty ku shkruhet 6921ba8f757fe

Ali Ahmeti uron 22 Nëntorin: Gjuha ruhet aty ku shkruhet

November 22, 2025
1 minut lexim

Tetovë, 22 nëntor – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar 117 vjetorin e kongresit të Manastirit duke shënuar se “Gjuha ruhet aty ku shkruhet”.

Gjuha ruhet aty ku shkruhet thotë gurra popullore.

Në këtë përvjetor të Kongresit të Manastirit dhe të Ditës së Alfabetit, ta përkujtojmë veten tonë që gjuha bashkon popullin dhe që përgjegjësia jonë për gjuhën tonë është e rëndësisë më të madhe.

Gjuha ruhet, flitet, begatohet e mbrohet me punë, si me themelimin dhe ndërtimin e çerdheve, shkollave, universiteteve, institucioneve si Inspektorati për gjuhën shqipe, agjencia për gjuhën shqipe, instituti për trashëgiminë shqiptare, miratimin dhe zbatimin e Ligjit për gjuhën shqipe dhe vënien në përdorim në Parlament, Qeveri, Presidencë, Komuna, e gjetiu, Ligji për festa i cili e bën festë shtetërore 22 nëntorin, Ligji për Çmime vjetore me të cilin nderohen çdo vit veprimtarë shqiptarë si dhe me institucionalizimin e Muzeut të Kongresit të Manastirit në Manastir.

Lidhja e Prizrenit më 1878, Kongresi i Manastirit më 1908 dhe Dita e Flamurit më 1912 janë tre shtyllat qëndrore të kombit shqiptar.

Këto të arritura duhet të ruhen ashtu siç duhet të ruhet gjuha shqipe dhe të avansohen edhe më tej.

Uroj të gjithë shqiptarët në vend, në rajon e në mërgatë, për ditën e shkronjave të gjuhës tonë të shenjtë shqipe.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IMG 9b12f4128a6e05892b6929a7cd2571cf V
Lajmi i mëparshëm

AKV “Ibe Palikuqi” nga Shkupi feston Ditën e Alfabetit në zemër të Prizrenit

FB IMG 1763818224013
Lajmi i radhës

Kostovski hedh poshtë akuzat e BDI-së: Dita e Alfabetit Shqip është shënuar në çdo shkollë të komunës

Të fundit nga

ShkoLartë