ali ahmeti te rinjte qe perfunduan akademine politike te bdi se jane garanci per te ardhmen 6a41804d66216

Ali Ahmeti: Të rinjtë që përfunduan Akademinë Politike të BDI-së janë garanci për të ardhmen

June 28, 2026
1 minut lexim
IMG 4395 696x496 1
Screenshot

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në ceremoninë e përfundimit të Akademisë Politike të BDI-së, ku ka vlerësuar angazhimin e të rinjve që përfunduan me sukses programin, transmeton Zyrtare.

Përmes një postimi, Ahmeti u shpreh se ishte kënaqësi e veçantë të ishte mes vajzave dhe djemve të rinj, duke theksuar se besimi, energjia dhe përkushtimi i tyre janë garanci që e ardhmja do të ndërtohet mbi dije, përgjegjësi dhe vizion.

“Investimi te të rinjtë është investim për të ardhmen e shoqërisë dhe të kombit tonë”, ka shkruar Ahmeti.

Ai theksoi se Akademia Politike nuk është vetëm një program edukimi politik, por një shkollë për formimin e liderëve të së nesërmes.

Sipas Ahmetit, shumë prej të rinjve që përfunduan akademinë do të jenë bartës të proceseve të rëndësishme shoqërore dhe politike, duke u shërbyer qytetarëve me integritet, profesionalizëm dhe përkushtim.

Në fund, kreu i BDI-së u uroi të diplomuarve sukses në angazhimin e tyre të mëtejshëm, duke shprehur bindjen se ky është vetëm fillimi i rrugëtimit të tyre në shërbim të vlerave demokratike dhe interesit të përgjithshëm.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

njeri egoist i keq xheneta shperthen ndaj xhulit pas veprimit me shtatzeni 6a417c89da1bb
Lajmi i mëparshëm

“Njeri egoist, i keq”, Xheneta shpërthen ndaj Xhulit pas veprimit me shtatzëni

perplasja me shba irani asnje shtet nuk ka kompetenca per ngushticen e hormuzit 6a419245e8acf
Lajmi i radhës

Përplasja me SHBA, Irani: Asnjë shtet nuk ka kompetenca për Ngushticën e Hormuzit

Të fundit nga

ShkoLartë