ali ahmeti rizgjidhet kryetar i bdi se ndersa keto jane ndryshimet qe paralajmeroi 6947463456e0f

Ali Ahmeti rizgjidhet kryetar i BDI-së, ndërsa këto janë ndryshimet që paralajmëroi!

December 21, 2025
1 minut lexim

Nga Kongresi i Bashkimit Demokratik për Integrim, është vendosur që edhe për një mandat me partinë të udhëheq kryetari aktual, Ali Ahmeti.

Pëveç Ahmetit, edhe Arbër Ademi të jetë Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së, ndërsa Sekretar organizativ është zgjedhur Nebi Rexhepi.

Nënkryetar i parë i BDI-së do të jetë Bujar Osmani, ndërsa nënkryetar do të jetë edhe Faton Ahmeti nga Tetova, Erkan Arifi nga Dega e Likovës, Arbana Pashollu nga Dibra dhe Arta Bilalli Zendeli nga Dega e Gostivarit.

Këshilli i ri i përgjithshëm i partisë sot në Kongres ka zgjedhur edhe anëtarët e Kryesisë Qendrore, ndërsa në të nuk janë shumë anëtarë të vjetër.

Në Kongres sot BDI miratoi edhe katër rezoluta dhe atë:

Rezoluta për përforcimin e karakterit unitar të shtetit dhe konsolidimin e barazisë funksionale, për shtetin e së drejtës.

Rezoluta për drejtësinë e pavarur dhe rikthimin e besimit në institucione

Rezoluta për marrëveshjen kombëtare për përparim dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, si dhe atë për integrimin evropian.

Kujtojmë se në fjalimin e rastit, Ali Ahmeti tha se BDI është parti që lindi nga nevoja për barazi institucionale, teksa misioni i saj u arrit ndër vite kur shqiptarët filluan të përfaqësohen siç duhet nëpër institucionet e vendit.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fantazia me e nxehte e vitit 2025 ishte punesimi ctregon raporti i faqes per te rritur pornhub 69473cb1b649f
Lajmi i mëparshëm

Fantazia më e nxehtë e vitit 2025 ishte “punësimi”, ç’tregon raporti i faqes për të rritur “Pornhub”!

abdul selam selami kritikon vendimet e kongresit te 5 te te bdi se shkelni shkelni shkelni me dy kembe se keni gjet 69474d4eb57bc
Lajmi i radhës

Abdul-Selam Selami kritikon vendimet e Kongresit të 5-të të BDI-së: “Shkelni, shkelni, shkelni me dy këmbë, se keni gjet!”

Të fundit nga

ShkoLartë