ali ahmeti reagon per protesten ne tirane asnje forme dhune nuk mund te jete pergjigje ndaj krizes 6ad5113ea0eaf

Ali Ahmeti reagon për protestën në Tiranë: Asnjë formë dhune nuk mund të jetë përgjigje ndaj krizës

October 18, 2026
1 minut lexim

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar pas protestës së dhunshme në Tiranë, duke dënuar përdorimin e dhunës dhe duke u bërë thirrje protestuesve dhe institucioneve shtetërore të shmangin përshkallëzimin e situatës.

Përmes një deklarate, Ahmeti thekson se përplasjet dhe shkatërrimi i pronës nuk mund të sjellin zgjidhje, ndërsa kërkon që kërkesat e qytetarëve të shprehen në mënyrë dinjitoze dhe brenda parimeve demokratike.

“Asnjë formë dhune, nga cilado palë, nuk mund të jetë përgjigje ndaj krizës. Përplasja nuk e zëvendëson dialogun, as shkatërrimi nuk e sjell ndryshimin e kërkuar”, shprehet Ahmeti.

Ai u bën thirrje studentëve dhe protestuesve të mos lejojnë që tensionet dhe përplasjet të zbehin mesazhin e tyre, duke nënvizuar se pas çdo biznesi të dëmtuar qëndrojnë puna, mundi dhe sakrifica e njerëzve.

Njëkohësisht, kreu i BDI-së thekson se edhe institucionet shtetërore kanë përgjegjësi të veçantë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, duke kërkuar që Policia të veprojë me profesionalizëm, paanshmëri dhe respekt të plotë për të drejtat e qytetarëve.

Sipas Ahmetit, situata duhet të tejkalohet përmes dialogut dhe përgjegjësisë politike, ndërsa klasa politike shqiptare duhet të lërë mënjanë interesat partiake dhe të vendosë në plan të parë interesin e vendit.

“Shqipëria që digjet është Shqipëria e të gjithëve dhe humbja e saj është humbje për secilin prej nesh”, thekson Ali Ahmeti, duke bërë thirrje për maturi dhe reflektim në këtë moment të tensionuar.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mbyllen vendvotimet ne bervenice 6ad50ae2a8961
Lajmi i mëparshëm

Mbyllen vendvotimet në Bërvenicë

Të fundit nga

Mbyllen vendvotimet në Bërvenicë

Në orën 19:00 të mbrëmjes së sotme janë mbyllur vendvotimet në Bërvenicë, ku banorët e dhjetë vendbanimeve të komunës patën mundësi të votojnë për kryetar komune në zgjedhjet e parakohshme lokale, pas
ShkoLartë