ali ahmeti prezanton logon e re te aleances kombetare per integrim foto 68a301f4172af

Ali Ahmeti prezanton logon e re të Aleancës Kombëtare për Integrim (FOTO)

August 18, 2025
1 minut lexim

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka prezantuar logon e re të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), me të cilën partia do të garojë në zgjedhjet e tetorit.

Ahmeti theksoi se shqiptarët sot po përballen me një realitet të vështirë dhe me një qeveri që, sipas tij, nuk ka legjitimitet etnik shqiptar. Megjithatë, ai tha se destinacioni strategjik i BDI-së mbetet integrimi europian.

“Sot më shumë se kurrë nevojitet bashkim mes shqiptarëve dhe të gjithë atyre që besojnë se në vendin tonë mund të ndërtohet një e ardhme më e mirë për fëmijët tanë. E ardhmja jonë është në familjen e madhe europiane”, deklaroi Ahmeti.

Sipas tij, mesazhi i logës së re është i qartë: “vetëm së bashku ndërtojmë të ardhmen që meritojmë”.


IMG 6833

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cozman feston ditelindjen merr urim te vecante nga e dashura e tij 68a2fdd6699da
Lajmi i mëparshëm

Cozman feston ditëlindjen, merr urim të veçantë nga e dashura e tij

POMP BENZINI
Lajmi i radhës

Nga mesnata ulen çmimet e derivateve të naftës

Të fundit nga

ShkoLartë