ALI AHMETI

Ali Ahmeti ngre alarmin për rrezikimin e Marrëveshja e Ohrit

April 20, 2026
min lexim

Në komunën e Likovës, u mbajt mbledhja e katërt e Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimi Demokratik për Integrim.

Me këtë rast, kryetari Ali Ahmeti konvokoi këtë mbledhje për të diskutuar mbi zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe për organizimin e mëtejshëm të brendshëm partiak në funksion të këtyre zhvillimeve.

Në kuadër të mbledhjes, u bë një analizë e situatës politike në vend. Me shqetësim u analizuan tendencat për grryerjen e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, e cila mund të ketë pasoja serioze për stabilitetin e vendit. Kërkojmë nga iniciatorët dhe zbatuesit e këtyre veprimeve që të tërhiqen nga të njëjtat dhe të vazhdohet me respektimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, si rruga e vetme drejt stabilitetit dhe avancimit të vendit drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimi Evropian.

Gjithashtu, u konstatua me shqetësim se nga pushteti po vihen në shënjestër ish-kryetarë komunash që vijnë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, si z. Blerim Bexheti dhe z. Fatmir Dehari. Bashkimi Demokratik për Integrim nuk është kundër kontrollit dhe revizionit institucional, por kundërshton fuqishëm presionin politik dhe qasjen politike. Jemi për kontroll dhe transparencë, por jo për drejtësi selektive dhe të motivuar politikisht, siç po ndodh me rastet në Saraj dhe Kërçovë.

Në këtë mbledhje u diskutua edhe për zhvillimet në rajon dhe më gjerë. Sa i përket Evropës, u theksua se zhvillimet në Hungari dhe zgjedhjet në këtë vend anëtar të BE-së kanë ndikim edhe në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa për zhvillimet në Lindjen e Mesme, Bashkimi Demokratik për Integrim i përcjell me shqetësim të madh, duke i konsideruar si rrezik për paqen globale çdo ideologji që synon shtrirjen e ndikimit përmes forcës, veçanërisht përmes armëve nukleare.

Në këtë kontekst, shprehim mbështetje të qartë për angazhimin e Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partner strategjik në ruajtjen e stabilitetit në Lindjen e Mesme dhe urojmë që përmes dialogut dhe negociatave të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme, duke vendosur paqen, sigurinë dhe stabilitetin në plan të parë.

Gjithashtu, në këtë mbledhje raportuan të gjithë kryetarët e degëve lidhur me procesin e mbajtjes së kuvendeve të nëndegëve, si dhe përgatitjet për organizimin e kuvendeve të degëve, proces ky që pritet të kurorëzohet me përbërje të reja dhe përfaqësuese të strukturave partiake.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

therrisni shpejt again ulerima ne ferma vip situata del jashte kontrollit 69e54bf7a3495
Lajmi i mëparshëm

“Thërrisni shpejt Again”/ Ulërima në Ferma VIP, situata del jashtë kontrollit

sa ndryshuan pasurite e kryetareve te partive politike brenda nje viti 69e581bb49ae3
Lajmi i radhës

Sa ndryshuan pasuritë e kryetarëve të partive politike brenda një viti?

Të fundit nga

Efi flet hapur për presionin pas të 30-ave

Efi Dhedhes ka nxitur diskutime të shumta në rrjet pas një deklarate të bërë së fundmi në një intervistë, ku foli hapur për presionin që gratë përjetojnë lidhur me martesën dhe krijimin
ShkoLartë