ali ahmeti nga tetova eshte koha per ndryshim te kushtetutes ti themi po evropes 68f1639525580

Ali Ahmeti nga Tetova: Është koha për ndryshim të Kushtetutës – t’i themi PO Evropës

October 16, 2025
1 minut lexim

Tetovë, 16 tetor – Ali Ahmeti, gjatë fjalimit të tij në tubimin e mbajtur nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në Tetovë, bëri thirrje për një mobilizim të gjithanshëm dhe të vendosur të qytetarëve në zgjedhjet e 19 tetorit, duke e cilësuar këtë proces si një referendum kombëtar për dinjitetin, integrimin dhe të ardhmen.

“Të gjithë të mobilizuar si një trup i vetëm, në kutinë e votimit, për të votuar për krenarinë tonë kombëtare, për legjitimitetin tonë politik dhe për të ardhmen tonë të sigurt,” u shpreh Ahmeti, duke kërkuar unitet dhe angazhim nga çdo qytetar shqiptar.

Ai theksoi se Aleanca Kombëtare për Integrim nuk është vetëm një projekt politik lokal, por një vizion për përparimin e gjithë shqiptarëve në rajon.

“Ne duhet të angazhohemi seriozisht për të kapur hapin me Shqipërin, Malin e Zi, për të lëvizur përpara së bashku. Nuk është mirë as për maqedonasit, e as për ne, të mbesim të ndarë dhe të vonuar. Është koha për ndryshim të Kushtetutës, për t’i thënë PO Evropës, për t’i hapur dyert ekonomisë, investimeve dhe vendeve të reja të punës”, deklaroi lideri Ahmeti.

Ahmeti theksoi se zgjedhjet e 19 tetorit nuk janë vetëm lokale, por kanë peshë kombëtare dhe evropiane, sepse ndodhin në një moment ku e ardhmja e shqiptarëve duhet të marrë drejtim të qartë dhe të përgjegjshëm.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dy dite para zgjedhjeve vazhdojne braktisjet nga bdi ne saraj aktiviste nga sfillarja e poshtme i bashkohen muhamet elmazit 68f15c7a33af5
Lajmi i mëparshëm

Dy ditë para zgjedhjeve, vazhdojnë braktisjet nga BDI në Saraj, aktivistë nga Sfillarja e Poshtme i bashkohen Muhamet Elmazit

pse pd kerkon shkarkimin e begajt ja si pergjigjet bardhi 68f16595bb410
Lajmi i radhës

Pse PD kërkon shkarkimin e Begajt? Ja si përgjigjet Bardhi

Të fundit nga

ShkoLartë