ali ahmeti nga likova kjo nuk eshte me referendum eshte plebishit kombetar per dinjitetin shqiptar 68d1c0316c67d

Ali Ahmeti nga Likova: Kjo nuk është më referendum, është plebishit kombëtar për dinjitetin shqiptar

September 22, 2025
1 minut lexim

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, deklaroi se beteja politike e 19 tetorit nuk është më thjesht një proces zgjedhor, por një “plebishit kombëtar” për dinjitetin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Duke folur në hapjen e shtabit komunal të AKI-së në Likovë, Ahmeti tha se populli është në këmbë dhe i vendosur për të rikthyer dinjitetin e nëpërkëmbur.

“Kjo më nuk është referendum, është plebishit. Shqiptarët nuk janë qiraxhinj në shtëpinë e tyre. Shqiptarët janë dalëzotës të dinjitetit dhe substancës kombëtare,” u shpreh Ahmeti para një tubimi të madh mbështetësish.

Sipas tij, fitorja në zgjedhjet lokale të 19 tetorit është e sigurt, por thellësia dhe madhështia e saj do të varen nga vendosmëria dhe mobilizimi i qytetarëve shqiptarë.

“Jemi bërë bashkë sepse po rrezikohet substanca kombëtare dhe shqiptarët nuk do të lejojnë kurrë që dikush tjetër të vendosë për ta,” shtoi ai.

Ali Ahmeti përfundoi fjalimin e tij me bindjen se Aleanca Kombëtare për Integrim është e vetmja garanci për fitoren dhe për mbrojtjen e interesit kombëtar shqiptar.

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 19 tetor dhe AKI ka shpalosur tashmë disa nga pikat kryesore të fushatës së saj në komunat shqiptare, duke theksuar çështjet e identitetit, dinjitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

menduh thaci heren tjeter do te flas sa here fronti europian e ka lutur mickoskin per qeveri edhe cilet biznesmene i ka derguar si emisare 68d1bf8e4e818
Lajmi i mëparshëm

Menduh Thaçi: Herën tjetër do të flas sa herë Fronti Europian e ka lutur Mickoskin për qeveri, edhe cilët biznesmenë i ka dërguar si emisarë

opozites i duhet nje levizje cipa duhen protesta te rezistences bllokuese 68d1c19534afd
Lajmi i radhës

“Opozitës i duhet një lëvizje”, Çipa: Duhen protesta të rezistencës bllokuese

Të fundit nga

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë