ali ahmeti nga haracina aleanca kombetare per integrim drejt triumfit me 19 tetor 68d0a65a426ca

Ali Ahmeti nga Haraçina: Aleanca Kombëtare për Integrim drejt triumfit më 19 tetor

September 22, 2025
1 minut lexim

Shkup, 21 shtator – Në zemrën e qëndresës shqiptare, Haraçinë, sot është hapur shtabi komunal i Aleancës Kombëtare për Integrim, në një atmosferë të zjarrtë dhe me pjesëmarrje masive të qytetarëve. Lideri politik Ali Ahmeti ka deklaruar se ky mobilizim është sinjal i qartë i një fitoreje të madhe që po afron.

“Nga Haraçina, zemra e qëndresës dhe krenarisë shqiptare, sot nisi rruga drejt triumfit të 19 tetorit,” tha Ahmeti, duke shtuar se populli shqiptar është i vendosur të zgjedhë përfaqësuesit e vet, e jo më “me vasalë e hyzmeqarë”.

Sipas tij, Aleanca Kombëtare për Integrim do të fitojë jo vetëm në Haraçinë, por në gjithë vendin, pasi “mobilizimi kombëtar është evident dhe populli është në këmbë”.

Ahmeti e cilësoi 19 tetorin si “ditën e kthesës” dhe “rikthimit të dinjitetit shqiptar”.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

video ceremonia perkujtimore e charlie kirk ribashkon trump dhe elon musk shtrengojne duart ne suiten private 68d08f65ddfe0
Lajmi i mëparshëm

VIDEO/ Ceremonia përkujtimore e Charlie Kirk ribashkon Trump dhe Elon Musk, shtrëngojnë duart në suitën private

pse ne disa familje lindin vetem djem ja kush ka me shume gjasa te kete femije te se njejtes gjini 68d0cdf42a59a
Lajmi i radhës

Pse në disa familje lindin vetëm djem? Ja kush ka më shumë gjasa të ketë fëmijë të së njëjtës gjini

Të fundit nga

ShkoLartë