ali ahmeti mbrojtja e shqiptareve jashte shqiperise eshte amanet kombetar 6868daf56e69c

Ali Ahmeti: Mbrojtja e shqiptarëve jashtë Shqipërisë është amanet kombëtar

July 5, 2025
1 minut lexim

Tetovë, 5 qershor – Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar ndaj kritikave të kohëve të fundit drejtuar ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se roli i tij shkon përtej një përfaqësimi diplomatik formal.

“Ambasadori i Shqipërisë nuk ka vetëm një rol diplomatik formal, por një detyrim kushtetues dhe kombëtar për të mbrojtur interesat e shqiptarëve kudo që ndodhen, përfshirë edhe jashtë kufijve shtetërorë të Republikës së Shqipërisë,” ka deklaruar Ahmeti.

Sipas tij, ky mision nuk është çështje vullneti personal, por një obligim që buron drejtpërdrejt nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe nga përgjegjësia historike e shtetit shqiptar për të qenë pranë çdo shqiptari në rajon dhe diasporë.

Ahmeti ka kritikuar ata që e interpretojnë këtë angazhim si ndërhyrje, duke i cilësuar këto qëndrime si “keqkuptime të qëllimshme dhe shërbim ndaj kauzave antikombëtare”.

“Shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë nuk janë të huaj për shtetin shqiptar. Ata janë pjesë e pandashme e kombit tonë dhe meritojnë kujdesin e plotë institucional”, përfundoi lideri i BDI-së.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kievi thote se eshte goditur aeroporti ushtarak rus borisoglebsk 6868d7e96e4be
Lajmi i mëparshëm

Kievi thotë se është goditur aeroporti ushtarak rus `Borisoglebsk`

komuna e drenasit thote se zjarri ne golesh eshte lokalizuar 6868deb549936
Lajmi i radhës

Komuna e Drenasit thotë se zjarri në Golesh është lokalizuar

Të fundit nga

Fabregasi po befason

Raportimet në Itali pretendojnë se Cesc Fabregas është i destinuar të bëhet pasardhësi ose i Hansi Flick te Barcelona, ose i Pep Guardiolës te Manchester City, dhe se ai ka pak gjasa
ShkoLartë