aleksander lumezi zv kryeprokuror njohesit e drejtesise alarmojne per status quo ne prokurori 6953d6ffdd02a

Aleksandër Lumezi zv. kryeprokuror? Njohësit e drejtësisë alarmojnë për status quo në Prokurori

December 30, 2025
min lexim

Është ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Shtetit, por Agron Qalaj, nuk ka nguruar të propozojë zëvendës të tij.

Në bazë të një letre shpërndarë në media, Qalaj, ka propozuar ish- kryeprokurorin Aleksandër Lumnezin për pozitën e zëvendësit.

Në një letër drejtuar KPK-së, më 24 dhjetor, ai ka propozuar Lumezin, me qëllim garantimi vazhdimësia institucionale.

 “ … me qëllim që të garantohet vazhdimësia institucionale, ushtrimi i plotë i kompetencave dhe përmbushja e të gjitha detyrave dhe përgjegjësive në përputhje me legjislacionin në fuqi, propozoj caktimin e prokurorit të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z.Aleksandër Lumezi, në pozitën e Zëvendës Kyreprokurorit të Shtetit”, thuhet në këtë shkresë.

Por, Lumezi ka refuzuar propozimin.

Përmes një e-maili dërguar ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, Lumezi ka sqaruar se për shkak të angazhimeve si prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe në Komisionin për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve, e ka të pamundur ushtrimin edhe të pozitës së zv/Kryeprokurorit të Shtetit.

Në e-mailin që e ka siguruar “Betimi për Drejtësi“, thuhet se mbi këto arsye, Lumezi ka shprehur keqardhje për refuzim të propozimit të Qalajt, por duke vlerësuar propozimin e tij.

“Pas një shqyrtimi të kujdesshëm të përgjegjësive dhe angazhimeve që kjo pozitë kërkon, kam arritur në përfundimin se në këtë moment nuk jam në gjendje të pranoj këtë detyrë, për shkak të angazhimeve të mia profesionale si prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe në Komisionin për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve të të gjitha niveleve. Për këto arsye, me keqardhje kam vendosur të refuzoj këtë propozim“, thuhet në letrën e Lumezit.

Proces kundër korrupsionit në Kosovë

Juristi Blerim Burjani, thotë se me  emërime të tilla nuk kryhet reformat.

Sipas tij, tentativat për të ruajtur ndikimin e disa individëve brenda prokurorisë nuk janë pozitive për shtetin.

 “Kështu nuk mund të kryhen reformat dhe as lufta kundër krimit e korrupsionit politik. Prokuroria është e pavarur, dhe kjo nënkupton se Kosova, pa ndihmë ndërkombëtare, nuk mund ta ndalë krimin politik të trashëguar për më shumë se 25 vjet. Ideja për formimin e një ‘Task Force Kosova’ është e domosdoshme. Tentativat për të ruajtur ndikimin e disa individëve brenda prokurorisë nuk janë pozitive për shtetin”, deklaron Burjani për “Bota sot”.

Image

Juristi Blerim Burjani

Tutje, ai shton se duhet nisur një proces serioz kundër korrupsionit në Kosovë.

“ Në vend që të gjithë të bashkohen për të nisur një proces serioz kundër korrupsionit në Kosovë, ku janë të përfshirë ministra, zëvendësministra, liderë politikë dhe kryetarë komunash, vazhdohet me bllokime dhe interesa të ngushta”, pohon juristi.

Nevoja për reforma

Edhe avokati, Ardian Bajraktari kërkon reforma në Këshill Prokurorial.

Bajraktari duke folur për “Bota sot” tregon një nga fajtorët kryesorë pse vendi nuk ka kryeprokuror fuqiplotë.

“Fillimisht duhet me theksuar që njëri nga fajtorët kryesorë, se pse vendi nuk ka tash e sa kohë Kryeprokuror fuqiplotë është Këshilli Prokurorial, kjo është dështim i këtij të fundit. E për më tepër se kaq, javët e fundit kemi qenë dëshmitar të diskutimeve, veprimeve e vendimeve të cilat e dëmtojnë tej mase integritetin por edhe besimin e publikut në Këshill por edhe të institucionin e Prokurorit të shtetit. Madje për këto, tashme kemi edhe vendime gjyqësore që dëshmojnë se vendimet e Këshillit Prokurorial ishin të paligjshme”, shprehet Bajraktari.

Image

Ardian Bajraktari

Sipas tij, reformat janë të domosdoshme.

“Reformat në Këshillin Prokurorial janë jo vetëm të nevojshme, por të domosdoshme, ato nuk mund dhe nuk do të ndalen. Veprimet dhe vendimet e javëve të fundit janë tentativë për pengimin e tyre, megjithatë ato nuk do të mund të ndalen”, deklaron avokati.

Ai pret që reformat ë fillojnë nga janari i vitit 2026.

“Reformat priten të fillojnë nga janari i vitit 2026 kur fillon punën përbërja e re e Këshillit, pres që ky i fundit të jetë i fokusuar më tepër në kryerjen e funksioneve kushtetuese dhe ligjore që ka Këshilli, pres më tepër transparencë e llogaridhënie, vetëm kështu mund të kemi rritje të besimit të publikut në këtë institucion dhe sistemin prokurorial në përgjithësi”, shton Bajraktari.

Kujtojmë se Agron Qalaj është caktuar nga KPK në pozitën e U.D. Kryeprokurorit të Shtetit në mbledhjen e 22 dhjetorit, pas miratimit të kërkesës së Besim Kelmendit për dorëheqje nga kjo pozitë

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jetonte e vetme gjendet e pajete ne banese nje e moshuar ne korce 6953d6a5684e6
Lajmi i mëparshëm

Jetonte e vetme, gjendet e pajetë në banesë një e moshuar në Korçë

sulmi terrorist ne stamboll 357 te arrestuar 6953dd039b3ec
Lajmi i radhës

Sulmi terrorist në Stamboll, 357 të arrestuar

Të fundit nga

Sekuestrohen 23.838 copë mjete piroteknike

Më 29.12.2025 në orën 17:30 në Strugë, oficerët e policisë nga DPB Strugë kanë ndaluar E.G. (32) nga fshati Frangovë, Strugë. Gjatë një kontrolli në dyqanin e tij, u gjetën dhe u

Elisa Spiropali priti Menduh Thaçin

28 Shkup, 30 dhjetor – Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, sot priti në takim kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi. “Në takim u diskutuan zhvillimet aktuale politike, proceset
ShkoLartë