aleanca per shqiptaret shpifjet e vmro dpmne se nuk pijne me uje 68af00d8970a7

Aleanca për Shqiptarët: Shpifjet e VMRO-DPMNE-së nuk pijnë më ujë

August 27, 2025
min lexim

Shkup, 27 gusht – Kur VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski hedhin vrer, bëhet e qartë një e vërtetë e pamohueshme: janë kampionë të shpifjes dhe asgjë nga ajo që thonë nuk qëndron. Shpifjet e radhës që na servir “Pallati i Bardhë” janë vetëm përpjekje të dëshpëruara për të devijuar vëmendjen e opinionit nga dështimet e njëpasnjëshme.

VMRO-DPMNE ka qenë në bashkëqeverisje lokale me Aleancën për Shqiptarët dhe deri dje edhe në nivel qendror. Është e çuditshme pse deri më tani nuk kanë pasur asnjë vërejtje ndaj ASH-së dhe kryetarit Arben Taravari, ndërsa sot, pasi ua kemi prishur planet ogurzeza ndaj shqiptarëve të Maqedonisë Veriut, tentojnë mjerisht të thurin gënjeshtra e përralla.

I kujtojmë VMRO-së korrupsionin masiv që kishin në kohën e Gruevskit dhe akoma i mban rreth vetes me krenari funksionarë të korruptuar dhe me vepra penale. Bashkë me eksperimentin e tij VLEN akuzojnë për një parking që s’u bë kurrë dhe nuk nxorën asnjë fakt keqpërdorimi, ndërsa sot e kësaj dite gërmadhat e tyre të korrupsionit qëndrojnë në Vardar, në qendër të Shkupit, dhe nuk i lan dot as uji i lumit e as ai liqenit e as i ndonjë oqeani.

Arben Taravari dhe Aleanca për Shqiptarët nuk janë të kapur nga askush dhe nuk janë rezervë e askujt. Vendimet tona janë autonome dhe të pandikuara nga faktorë të jashtëm. Për këtë arsye vendosëm të largohemi pa asnje pishman a hezitim nga kjo qeveri antishqiptare e antieuropiane, duke treguar se ASH nuk shantazhohet, nuk blihet dhe nuk shitet.

Shpifjet e ulëta të VMRO-DPMNE-së ndaj ASH-së dhe liderit të saj, Arben Taravari, nuk janë gjë tjetër veçse mashtrim i vetvetes dhe i opinionit publik.

Sa i përket deklaratave të mohuara publikisht, vetë Mickoski ka thënë: “Nuk bëhet asnjëherë anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.” Nëse ka menduar se këto fjalë të dhëna në rreth të mbyllur do të shërbenin si ushqim nacionalist për anëtarësinë, ka gabuar rëndë.

Qëndrimet antishqiptare dhe antievropiane të Mickoskit nuk janë më sekret publik. Ai shpesh tradhton vetëdijen duke përsëritur publikisht atë që thotë në zyrat partiake. Deklarata e tij e fundit se “Ndryshimet Kushtetuese nuk do të ndodhin as para e as pas zgjedhjeve lokale” është dëshmi e qartë e sabotimit të rrugës evropiane, ashtu si veprimet e tij të përditshme për të cenuar të drejtat e shqiptarëve dhe për të zhbërë Marrëveshjen e Ohrit.

Mickoski bën mirë të ndërpresë lidhjet me Moskën, Budapestin dhe Beogradin dhe të ndalojë së qeni promotor i “Botës Serbe”. Shqiptarët nuk do të lejojnë kurrë që Maqedonia e Veriut të shndërrohet në armike të Bashkimit Evropian, NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen bdi premtoi por helmoi ne mbyllim pergjithmone deponine e nikushtakut 68aefb98ad58d
Lajmi i mëparshëm

VLEN: BDI premtoi, por helmoi, ne mbyllim përgjithmonë deponinë e Nikushtakut!

rama dekoroi punonjesit e sherbimit zjarrfikes berisha tallje skane nevoje per medalje por kushte me te mira pune 68af0a30f3351
Lajmi i radhës

Rama dekoroi punonjësit e Shërbimit Zjarrfikës, Berisha: Tallje! S’kanë nevojë për medalje, por kushte më të mira pune

Të fundit nga

ShkoLartë