aleanca kombetare per integrim dorezoi kandidaturat ne gostivar bashkim per fitore me 19 tetor 68c58e52b31d7

Aleanca Kombëtare për Integrim dorëzoi kandidaturat në Gostivar: Bashkim për fitore më 19 tetor

September 13, 2025
1 minut lexim

Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka dorëzuar sot zyrtarisht kandidaturën për kryetar komune dhe listën me kandidatë për këshillin komunal në Komisionin Komunal Zgjedhor në Gostivar.

Para dorëzimit, kandidati për kryetar komune, z. Valbon Limani, dhe bartësi i listës për këshilltarë, z. Valdet Xhaferi, u takuan me mbështetësit para Pallatit të Kulturës dhe më pas ecën së bashku nëpër qytet drejt zyrës së KKZ-së, duke dhënë mesazhin e bashkimit dhe vendosmërisë për fitoren më 19 tetor.

Pas dorëzimit të kandidaturave, z. Limani u shpreh se shumë shpejt do të fillojë prezantimi i platformës dhe programit të koalicionit para qytetarëve të Gostivarit, ndërsa falënderoi të gjitha strukturat për angazhimin dhe përkrahjen e deritanishme.

Ndërkohë, bartësi i listës për këshilltarë, z. Valdet Xhaferi, deklaroi se kjo është një ditë e veçantë për Gostivarin, pasi, siç u shpreh ai, “shqiptarët po bashkohen për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.” Ai shtoi se lista e këshilltarëve është e përbërë nga profesionistë dhe persona me integritet të lartë nga fusha të ndryshme të jetës publike e profesionale.

Z. Limani dhe z. Xhaferi ngritën gjithashtu shqetësimin se lista është dorëzuar me 23 kandidatë, për shkak se qeveria nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ndalon ndarjen diskriminuese të banorëve në “rezidentë” dhe “jo-rezidentë”, çka ka sjellë si pasojë humbjen e 8 ulëseve në këshillin komunal të Gostivarit.

Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim – AKI shpreh besimin e plotë se qytetarët e Gostivarit do ta mbështesin masivisht këtë bashkim politik të sinqertë dhe do ta mbyllin procesin zgjedhor në raundin e parë, më 19 tetor, me një fitore të madhe për qytetin dhe për të ardhmen.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

izet mexhiti premton transformimin e cairit mbi 760 mije euro per fushe topanen ky eshte vetem fillimi 68c581395f7e3
Lajmi i mëparshëm

Izet Mexhiti premton transformimin e Çairit: Mbi 760 mijë euro për Fushë Topanën, ky është vetëm fillimi

prokuroret rrezojne policine parkimet dysh nuk jane veper penale 68c58fb88a334
Lajmi i radhës

Prokurorët “rrëzojnë” policinë, parkimet dysh nuk janë vepër penale

Të fundit nga

Strategjia e SHBA-së për sigurinë, fyerje për BE-në

“Ne nuk mund të pranojmë kërcënimin, për ndërhyrje në jetën politike të Europës”, tha António Costa të hënën (08.12..2025) në Bruksel. Presidenti i Këshillit Europian gjatë një diskutimi në Institutin Jacques-Delors u

Bullgari dhe SHBA me fokus te dialogu strategjik

Presidenti bullgar Rumen Radev dhe Christopher Smith, zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së për Evropën Lindore dhe Politikën dhe Çështjet Rajonale, diskutuan të martën partneritetin strategjik midis Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara.
ShkoLartë