albulena haxhiut i vdes babai 69d9dc7627e80

Albulena Haxhiut i vdes babai

April 11, 2026
1 minut lexim

Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të babait të saj.

Përmes një mesazhi prekës, ajo ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen, duke e cilësuar babanë si shtyllën më të fortë të familjes dhe mbështetësin e saj më të madh.

Haxhiu ka theksuar se ai ishte njeriu që u mësoi respektin për të tjerët dhe që, me dashurinë e tij të pastër, dinte t’i mbante gjithmonë të bashkuar.

“Me zemër të thyer e dhimbje të thellë, njoftoj për ndarjen nga jeta të babit… Do të dua përherë dhe nuk do të harroj kurrë, babë. Do të më mungosh shumë”, ka shkruar ajo.

Shkrimi i plotë:

Me zemër të thyer e dhimbje të thellë, njoftoj për ndarjen nga jeta të babit.

Ai ishte shtylla jonë më e fortë, mbështetësi im më i madh, njeriu që na mësoi respektin për të tjerët dhe që, me dashuri të pastër, dinte të na mbante gjithmonë të bashkuar.

Do të dua përherë dhe nuk do të harroj kurrë, babë. Do të më mungosh shumë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kongresisti torres per eliot engel ishte hero pati rol kyc ne mbrojtjen e shqiptareve nga gjenocidi i millosheviqit 69d9a436103fd
Lajmi i mëparshëm

Kongresisti Torres për Eliot Engel: Ishte hero, pati rol kyç në mbrojtjen e shqiptarëve nga gjenocidi i Millosheviqit

diell dhe kushte atmosferike te qendrueshme si parashikohet moti per kete te shtune 69d9dd628bbdc
Lajmi i radhës

Diell dhe kushte atmosferike të qëndrueshme, si parashikohet moti për këtë të shtunë

Të fundit nga

ShkoLartë