albina sqarohet pas reagimit viral ndaj eglit me vjen keq per ata qe 687e6839849b5

Albina sqarohet pas reagimit viral ndaj Eglit: Më vjen keq për ata që…

July 21, 2025
1 minut lexim

Pas një vale reagimesh në rrjete sociale mbi një interpretim të këngës “Mora fjalë” nga Egli Tako, Albina Kelmendi ka sqaruar qëllimin e reagimit të saj, i cili u keqinterpretua nga një pjesë e publikut.

Në një postim të ri në InstaStory, këngëtarja shprehet:

“Më vjen keq për ata që e kanë keqkuptu reagimin tim. Në vend që me dëgju çka po them, vazhdoni e merrni me veshje e paraqitjen!

Lëshojani zërin videos edhe e kuptoni çka kam dasht me thënë…”.

Albina shpjegon se në videon e shpërndarë ka reaguar ndaj asaj që ka dëgjuar.

“Faqja ku e kam parë këtë video ka qenë kritikuese ndaj veshjes, e unë veç kom reagu ndaj asaj që kam dëgjuar, prandaj kam shkruar: ‘uroj të jetë veç montazh’.”

Megjithatë, ajo nuk heziton të japë mendimin e saj për veshjen e Eglit, duke shtuar:

“Dhe po, nëse po e doni mendimin tim edhe për këtë temë, e thom shumë qartë se ajo veshje nuk i përshtatet aspak karakterit të këngëve që po interpretohen”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

policia ne peje sekuestron motocikleta dhe ndeshkon 62 kundervajtes 687e670e414f2
Lajmi i mëparshëm

Policia në Pejë sekuestron motoçikleta dhe ndëshkon 62 kundërvajtës

bdi premtoi per 20 vjet vlen i puneson pernjehere 155 kontrata te perhershme ne kliniken e tetoves 687e6c7326fcc
Lajmi i radhës

BDI premtoi për 20 vjet, VLEN i punëson përnjëherë: 155 kontrata të përhershme në Klinikën e Tetovës!

Të fundit nga

ShkoLartë