albin kurti ne shkup mirepritet nga izet

Albin Kurti në Shkup, mirëpritet nga Izet Mexhiti

June 30, 2025
1 minut lexim

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti po ndodhet në Shkup.

Ai është mirëpritur nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.
“Sot prita në kufi Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili do të jetë nesër në Takimin e lidershipit, BE-Ballkani Perëndimor, kushtuar Planit të Rritjes.
E mirëprita si mik, si vëlla, si udhëheqës të një shteti që na qëndron pranë në çdo kohë.
Kjo pritje ishte një shenjë respekti dhe vlerësimi për lidhjet që na bashkojnë, për qasjen e përbashkët që kemi ndaj sfidave të rajonit, dhe për besimin që ndajmë në të ardhmen tonë evropiane.
Biseduam shkurt, me sinqeritet dhe vullnet të përbashkët. Për mundësitë që kemi para vetes. Për bashkëpunimin. Për njerëzit tanë, për vendet tona, për rrugën tonë drejt Evropës. Dhe është mirë kur në këtë rrugë kemi pranë njëri-tjetrin.
Mirë se erdhe, Albin!”, ka shkruar Mexhiti
Ky takim vjen në prag të takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dua dhe callum shihen ne momente intime ne mes te detit 6862d507ba7c8
Lajmi i mëparshëm

Dua dhe Callum shihen në momente intime në mes të detit

izet mexhiti pret albin kurtin ne kufi mire se erdhe mik vella dhe udheheqes i nje shteti qe na qendron prane 6862de2c62bfc
Lajmi i radhës

Izet Mexhiti pret Albin Kurtin në kufi: “Mirë se erdhe, mik, vëlla dhe udhëheqës i një shteti që na qëndron pranë”

Të fundit nga

Fabregasi po befason

Raportimet në Itali pretendojnë se Cesc Fabregas është i destinuar të bëhet pasardhësi ose i Hansi Flick te Barcelona, ose i Pep Guardiolës te Manchester City, dhe se ai ka pak gjasa
ShkoLartë